Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ikja e infermierëve më se shqetësuese, 1500 të tjerë pritet të largohen vitin e ardhshëm

Lajme 24/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., janë vetëm disa nga mbi 500 infermierë të larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa në përgatitje e sipër që pritet të largohen vitin e ardhshëm janë rreth 1500 infermierë të tjerë.

Kështu ka deklaruar Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, të cilët kanë thënë se janë duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga QKUK-ja, e në veçanti të infermierëve.

“Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për ta ngadalësuar këtë trend, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash.Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Infermierët për pacientët

Me 20 maj të ketë viti Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar duke kërkuar nga ShSKUK-QKUK që të dalë me qëndrim në mbrojtje të drejtave të pacientëve dhe punëtorëve të saj, të cilët janë të pakët në ndërrime gjatë vikendit dhe jo të bëhet vartëse e Sindikatës së QKUK-së.

Sindikata e Infermierëve gjithashtu kishte bërë thirrje Inspektoratit të Punës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bordit të SHSKUK-së, që gjatë ditëve të vikendit të inspektohet çdo Klinikë dhe Repart të QKUK-së në mënyrë që mos të mungojë në asnjë moment kujdesi ndaj pacientëve.

Pacientët për infermierët

Brenda këtij muaji, saktësisht më 12 tetor 2022, një infermiere është sulmuar në Klinikën e Onkologjisë në QKUK nga një pacient.

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, dënoi këtë sulm, duke lutur qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe pakënaqësitë e tyre t’i shprehin përmes rrugëve zyrtare.

Në kohën kur Kosova përballej me një fluks të lartë të infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e virusit Covid-19, Ministria e Shëndetësisë (MSH) kishte marrë vendim që t’i rekrutojë si staf mbështetës rreth 840 infermierë, me qëllim që “lufta” ndaj këtij virusi të ishte më e lehtë.

Thirrjes për aplikim iu përgjigjën menjëherë mijëra infermierë nga i gjithë vendi, të cilët siç edhe thuhej nga vetë zyrtarët e MSH-së, filluan të punonin në “vijën e parë të frontit”, në qendra të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës.Pasi që rastet me COVID-19 pësuan rënie, kjo kategori nuk u vlerësua si duhet.

Stafi mbështetës i infermierëve, kishin kontrata të vlefshme, të cilat u skadonin më 15 qershor të këtij viti. Ata patën vonesa në paga, ani pse një gjë e tillë u takonte nga kontratat e tyre valide.

Pos kësaj, edhe pse konsiderohen punëtorë të një institucioni publik, ata nuk ishin përfshirë as në pakon e ringjalljes ekonomike duke mos i marrë shtesat e 100 eurove që ishte ndarë nga Qeveria e Kosovës, për të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Më 1 mars 2022 Sindikata e Infermierëve të Kosovës, së bashku me shoqatat e tjera kanë mbajtur protestë, me moton “Paga dinjitoze, jo diskriminimit”.

Më këtë moto, ishte kundërshtuar koeficienti në Ligjin e Pagave. Kjo protestë ka nisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, për të vazhduar deri në sheshin “Skënderbeu”, në të cilën është thënë se kërkesa e tyre është pagë të dinjitetshme e jo diskriminim.

Artikulli paraprakNjihuni me javën e 33’të të shtatzënisë suaj
Artikulli i rradhës 4 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.