Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 654 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 41 raste pozitive.
Në 24 e fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë (1 rast nga spitali i Gjilanit dhe 1 rast nga spitali i Prizrenit), kurse 73 pacientë e kanë mposhtur virusin shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.929 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive vijnë nga këto komuna e Prishtinës 11 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Gjakovës 6 raste, komuna e Vitisë 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Pejës 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.
Aktualisht, vendi ynë ka 1,294 raste aktive./GazetaShneta/