Instituti Kombë tar ka njoftuar se nga 1,245 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 159 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, kurse 58 pacientë janë shëruar shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871. “, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së .
Rastet pozitive janë regjistruar në kë to komuna: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 34 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë./GazetaShneta/