Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK ngre alarmin: Mbeturinat në rrugët e Prishtinës rrezikojnë shëndetin publik

Lajme 19/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se menaxhimi i duhur i mbeturinave urbane është thelbësor për ruajtjen e një ambienti të pastër dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, IKSHKP ka thënë se nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit.

“Kjo situatë krijon kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve infektive si dizenteria, hepatiti A, kolera dhe infeksionet e traktit respirator”, theksohet në deklaratë.

Tutje në këtë njoftim nga IKSHPK, kërkohet që situata të tilla të mos përsëriten më.

Njoftimi i plotë:

Menaxhimi i duhur i mbeturinave urbane është thelbësor për ruajtjen e një ambienti të pastër dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit. Kjo situatë krijon kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve infektive si dizenteria, hepatiti A, kolera dhe infeksionet e traktit respirator.

Në aspektin mjedisor, mbeturinat kontribuojnë në ndotjen e tokës, ujërave dhe ajrit, duke dëmtuar ekosistemet dhe biodiversitetin. Djegia e tyre e pakontrolluar çliron tym dhe gaze të dëmshme si dioksinat dhe furanet, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje kronike të frymëmarrjes, alergji dhe, në raste të caktuara, edhe sëmundje kancerogjene.

Nga aspekti social, mungesa e menaxhimit të duhur të mbeturinave ndikon negativisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke krijuar shqetësime në mjedisin ku ata jetojnë.

Kjo situatë ishte veçanërisht e dukshme javën e kaluar në Prishtinë, ku kontejnerët ishin të mbushur tej mase dhe mbeturinat ishin shpërndarë edhe jashtë tyre, për shkak të mosasgjësimit në kohë nga kompanitë përgjegjëse. Kjo paraqiste një rrezik serioz për shëndetin publik.

Rrezik shtesë paraqesin edhe qentë dhe macet endacake, të cilët shpërndajnë mbeturinat, duke rritur mundësinë për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe krijuar zhurmë në lagjet e qytetit. Kapakët e kontejnerëve të hapur dhe kushtet klimatike me reshje shiu kanë favorizuar përhapjen e aromave të pakëndshme, duke ndikuar negativisht edhe në cilësinë e ajrit.

IKSHPK rekomandon:

Të bëhet largimi i rregullt i mbeturinave në çdo lagje të qytetit;

Të sigurohet funksionalizimi dhe mbyllja e kapakëve të kontejnerëve të mbeturinave; Të pastrohet rregullisht hapësira përreth kontejnerëve;

Të rregullohet menaxhimi i mbetjeve inerte që nuk largohen nga kompania “Pastrimi”;

Të ndalohet hedhja e materialeve ndërtimore dhe të ngjashme në pikat e grumbullimit të mbeturinave urbane, duke vendosur shenja të qarta ndaluese në secilën pikë grumbulluese.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, IKSHPK kërkon që situata të tilla të mos përsëriten më.

Foto e dërguar nga qytetarët në rrugën “Shaqir Igrishta”, e cila pasqyron gjendjen alarmante me grumbullimin e mbeturinave.

 

Artikulli paraprak“Shkurtime dhe mungesë fondesh”, OBSH në vështirësi përballë sfidave shëndetësore
Artikulli i rradhës Foshnja e porsalindur që u gjet pa shenja jete në deponinë e mbeturinave, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.