Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për gjendjen e ujit të pijshëm në vend, duke bërë të ditur se në disa zona uji nuk rekomandohet për konsum. Sipas njoftimit zyrtar, problemet janë evidentuar në disa rajone të Kosovës.
Në rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije nga fabrika për trajtimin e ujit në Badoc dhe në Vragoli. Në rajonin e Ferizajt, furnizimi me ujë është ndërprerë në Han të Elezit, përkatësisht nga burimi i Dimcës.
Edhe rajoni i Gjilanit përballet me vështirësi në furnizim, ku në komunën e Vitisë furnizimi me ujë është ndërprerë, ndërsa në Kamenicë problematike mbeten Stacioni i pompimit nr. 2, zona e Bahqes dhe fshati Berivojcë. Në rajonin e Pejës, uji nuk rekomandohet për pije në komunën e Klinës, përkatësisht në rrjetin e furnizuar nga puset dhe nga burimi Jarinë.
Sipas IKShPK-së, probleme me ujin e pijshëm janë evidentuar edhe në rajonin e Gjakovës, konkretisht në burimet e Opterushës dhe Zaqishtës, si dhe në rajonin e Prizrenit, në komunën e Malishevës. /Gazeta Shneta/




