Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë verës, nxehtësia krijon kushte ideale për shumimin e mikrobeve në ushqim, duke rritur rrezikun e helmimeve dhe infeksioneve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, IKSHPK ka ndarë katër rekomandime për të mbrojtur shëndetin, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë:
Mikrobeve u mjafton pak nxehtësi për t’u shumuar! Ja si të parandaloni sëmundjet nga ushqimi:
Mbani higjienën e duarve.
Gatuani mishin e shkrirë menjëherë.
Përdorni enë të pastra për mishin e papërpunuar.
Mos e lini ushqimin jashtë frigoriferit.




