Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizoi më 3 dhe 4 nëntor trajnime për përfaqësues nga institucionet shëndetësore të vendit.
Në këto trajnime morën pjesë 76 të nominuar nga QKMF-të e komunave të Kosovës, 14 përfaqësues nga spitalet rajonale dhe 62 pjesëmarrës nga klinikat e QKUK-së.
Trajnimin e udhëhoqi Prof. Asoc. Valbona Zhjeqi nga Departamenti i Mjekësisë Sociale në IKSHPK, transmeton Gazeta Shneta.
Trajnimet u mbajtën në Prishtinë dhe janë pjesë e projektit kombëtar “Matja e kënaqshmërisë së pacientit në kujdesin shëndetësor ambulantor dhe spitalor në Kosovë.”
Qëllimi i tyre është aftësimi i stafit shëndetësor për përdorimin dhe interpretimin e të dhënave mbi kënaqshmërinë e pacientëve.
“Të dhënat grumbullohen në një platformë elektronike përmes pyetësorëve me aplikacion elektronik (QR kod) dhe përdoren si në nivel lokal, në çdo institucion shëndetësor, ashtu edhe në nivel qendror në IKSHPK, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.”




