Nga 311 mosta të marra nga Klinika Infektive janë shënuar 95 raste me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri.
Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 63 pacientë.
Deri më tani, vendi ynë ka gjithsej 2,363 raste, 1,171 të shëruar dhe 40 viktima./GazetaShneta/