Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçin “Albumin” pa banderolë, barnatorja ia faturon gazetares si qumësht për fëmijë

Lajme 14/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas sinjalizimit nga një qytetar për dyshime se ilaçet për kancer po vidhen nga QKUK-ja e po shiten pa banderola nëpër barnatoret afër spitalit, ekipi i emisionit nisi punën në terren.

E kamufluar si paciente, gazetarja e KIKS-it vizitoi disa nga barnatoret afër spitalit, në kërkim të ilaçit “Albumin”, pa një recetë të mjekut.

Ilaçi u gjet në katër barnatore, dhe në tri prej tyre ky bar ishte pa banderolë.

Për më tepër, në asnjërën prej tyre çmimi nuk ishte i njëjtë.

Në barnatoren e dytë, farmacistja u arsyetua se banderola i mungon për shkak se ilaçi vjen i paketuar me shumicë.

Se farmacistët janë në dijeni dhe të involvuar në këtë veprimtari e vërtetoi kuponi fiskal që farmacistja ia dha KIKS-it. Ndonëse çmimi në kupon ishte 26 euro, aq sa kushtoi ilaçi, emri i produktit ndryshonte.

Me një kërkim në internet, KIKS-i zbuloi se shifra e shkruar në faturë me emrin “Humana” ishte qumësht formulë për fëmijë e jo “Albumin Human”, ilaçin të cilin e bleu gazetarja.

Ajo çka vuri re ekipi i emisionit ishte edhe ndryshimi në çmim: në asnjërën nga tri barnatoret ku ky ilaç u gjet pa banderolë, nuk kishte çmimin e njëjtë. Çmimet varionin nga 25 deri në 28 euro.

Në barnatoren e tretë, farmacistja i tha KIKS-it se barnat pa banderolë, vendi i origjinës së të cilëve ishte Beogradi, i marrin në depo, pa specifikuar për cilën depo e ka fjalën.

Në tentim për ta bindur gazetaren që të blejë ilaçin pa banderolë, farmacistja tha se nuk ka asnjë ndryshim mes atij me dhe pa banderolë.

KIKS-i gjeti “Albumin” me banderolë në barnatoren e katërt, ilaç i cili iu dha pa paraqitur fare recetën e mjekut. Me banderolë ky ilaç kushtonte 32 euro. /Klankosova.tv

Artikulli paraprakDr. Izet Sadiku prezanon Kolegjiumin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në EUREGHA
Artikulli i rradhës Shkaqet e dhimbjes së shpatullave që njerëzit duhet të dinë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.