Epidemitë kanë sëmurë dhe vrarë me miliona njerëz në të gjithë botën shkruan Gazeta Shneta.
Kolera, Ethet e Verdha, Tuberkulozi, Malara, COVID-19 janë disa nga infeksionet më të rrezikshme të përhapura në botë ndër vite.
Shpesh herë jeta e një njeriu mund të varet nga pickima e një mushkonje e cilat për shkak të infeksionit mund të rrezikoj jetën e një personi e më gjerë, e njejta gjë mund të ndodh edhe përmes teshtitjes, prekjes së durve apo në një ambient të papastërt – siç është infeksioni me coronavirus.
Infeksioni është gjendje patologjike e shkaktuar nga bakteriet apo viruset.
Në një intervistë për Gazetën Shneta, infektologu, Hamdi Ramadani, thotë se shumë sëmundje infektive kanë rrezikshmëri për shëndetin e qytetarëve.
“Shumë sëmundje tjera infektive kanë kosto të lartë mjekësore. AIDS apo SIDA ka infektuar shumë qytetarë e shumë raste të vdekjeve”, thotë ai duke theksuar se vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje për parandalim të përhapjes së infeksioneve.
HIV/AIDS e njohur si SIDA është infeksion i cili transferohet përmes tri mënyrave: përmes mardhënieve seksuale, kalimi i virusit përmes gjakut si dhe përdorimi i të njejtës shiringë.
Përveç SID-ës, edhe Malara është infeksion i rrezikshëm.
Ramadani thotë se Malara është infeksion i kahmotshëm i pranishëm në shumë vende të botës subtrupikale.
“Malaria është infeksion i kahmotshëm epidemike në shumë vende të botës në Afrike e vende të njejta subtripikale”, tregon ai.
Sipas infektologut, infeksionet mund të bartën edhe përmes shpezëve, kafshëve, ujit të kontaminuar dhe njerëzve të tjerë të infektuar.
Në anën tjetër, bota është duke u ballafaquar me pandeminë SARS-CoV-2, që nga viti 2019. Të infektuar me coronavirus kanë vdekur mbi 6 milion njerëz në të gjithë botë.
Nga hulumtimet të bëra vaksinimi është njëra ndër mënyrat e vetme për të parandaluar vdekjen nga coronavirus. /Gazeta Shneta/