Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme në rritje në Kosovë, kërkohet marrja e masave për parandalim

Lajme 04/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë serioze për shëndetin publik në Kosovë, me një rritje të ndjeshme të rasteve ku vetëm gjatë viti 2023 janë raportuar 480 raste, raporton Ekonomia Online.

Këtë të dhëna u bënë të ditura në tryezën e rrumbullakët të mbajtur të martën me temën “Përmbledhje e Politikave: Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë”, e cila u organizua në kuadër të projektit të mbështetur nga CFLI (Canada Fund for Local Initiatives) dhe implementuar nga Action for Mothers and Children (AMC).

Dr. Murat Mehmeti, ekspert në fushën e shëndetit publik i cili është edhe autor i këtij raporti, tha se rritja e numrit na flet edhe për marrjen e masave për parandalim, testim dhe trajtim.

“Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë e madhe për shëndetin publik në vendin tonë. Të dhënat e IKSHP ka rritje të raportimit të rasteve nga 178 raste në vitin 2022 në 480 në vitin 2023. Ka një rritje apo një përmirësim të raportimit. Rritja e numrit na flet edhe për marrjen e masave për parandalim, testim dhe trajtim. Përpjekjet aktuale nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), organizatat ndërkombëtare si kanë përmirësuar ndërgjegjësimin dhe qasjen në testim. Megjithatë, stigma, mungesa e objekteve të mjaftueshme për testim dhe edukimi i pamjaftueshëm seksual janë të pa mjaftueshëm”, tha Mehmeti.

Sipas Mehmetit grupet më të rrezikuara janë të rinjtë, gratë, punonjësit e seksit dhe persona të tjerë të cenueshëm.

“IST transmetohen përmes kontaktit seksual të pambrojtur dhe përfshijnë infeksione bakteriale, virale dhe parazitare. Grupet më të rrezikuara janë të rinjtë, gratë, punonjësit e seksit dhe persona të tjerë të cenueshëm. Ka rritje edhe të HIV/AIDS vitin e kaluar kemi pasur 30 raste te reja që janë paraqitur, e që asnjë herë më parë nuk kemi pasur kaq raste. Ka pasur raste të rritjes edhe të Syphilis”, tha ai.

Mehmeti tha se nga 480 raste të raportuara nga viti 2023, Klamidia është IST më e zakonshme me 52% e rasteve, e pasuar nga HPV.

“480 raste të raportuara nga viti 2023, Klamidia është IST më e zakonshme me 52% e rasteve, e pasuar nga HPV. Prishtina, Peja dhe Ferizaj kanë numrin më të lartë të rasteve. Gjinia femërore më e prekur (326 raste nga 480). Grup mosha më e atakuar 25-49 vjeçe. Ka mungesë të qasjes në testim dhe trajtim”, tha ai.

 

 

Artikulli paraprakDisa baktere në gojë mund të luajnë rol në humbjen e kujtesës dhe demencën
Artikulli i rradhës IKSHPK përkujton Profesor Dr.Isuf Dedushaj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.