Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infektimet nga fruthi, prindërit e fëmijëve të pavaksinuar marrin masa në Shqipëri

Lajme 31/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas shfaqjes së fruthit në vendin tonë duket se prindërit që nuk kishin bërë vaksinën e MMR fëmijëve të tyre janë frikësuar, të gjendur tanimë edhe nën presionin e çerdheve kopshteve kanë  rendur nëpër konsultore për t’i vaksinuar, shkruan Top Channel.

“Tre vjeç është fëmija, nuk është vaksinuar se ka qenë me viroza”.

“Po ia bëj se ma kërkojnë tek çerdhja”-shprehen prindërit.

Doza e parë e vaksinës që të mbron nga fruthi dhe nga rubeola  duhet bërë sapo fëmija mbush 12 muaj, pasi presupozohet që deri në atë moshë fëmija gëzon imunitet nga qumështi i gjirit që ka marrë nga nëna, më pas ky imunitet bie. Ndërsa doza e dytë përforcuese bëhet në moshën 5 vjeçare .

“Ka një ndërgjegjësim të  prindërve këto ditë. Javën që kaloi kemi bërë 100 doza të para dhe 60 doza të dyta”-shprehet mjekja Erma Cobaj.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe tek fëmijët e pavaksinuar shkakton  temperaturë të lartë, dëmtim të cipës se trurit deri dhe humbje jete. Kjo sëmundje prek edhe fëmijët e vaksinuar por e kalojnë lehtë sëmundjen. .

Artikulli paraprakSpitali në Pejë raporton për 603 vizita specialistike në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Doktoresha kosovare ftohet në Asociacionin Botëror të Trajtimit Laserik

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.