Para disa ditësh nga Klinika Infektive u konfirmua lajmi se një infermiere është infektuar me koronavirus Covid-19.
Klinika sot ka njoftuar se infermierja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkaq është bërë e ditur se pjesa tjetër e stafit mjekësor që janë testuar fatmirësisht kanë rezultuar negativ, shkruan Gazeta Shneta.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përveç infermieres së infektuar me Covid-19, e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Disa prej tyre janë testuar për Covid- 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftimin e klinikës.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë të prekur nga koronavirusi 94 persona, pesë prej tyre staf mjekësor, dy mjekë dhe tri infermiere. Një mjek dhe dy infermierë janë nga Spitali i Gjakovës ndërsa një mjek dhe një infermiere nga QKUK. /Gazeta Shneta/