Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infektologu Krasniqi: Këto janë simptomat e meningjitit viral që po përhapet në Kosovë

Lajme 17/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infektologu Valbon Krasniqi ka treguar se zakonisht gjatë sezonit të verës ka rritje të numrit të pacientëve me meningjit viral në Kosovë. Krasniqi ka thënë se kryesisht janë të prekur fëmijët.

Krasniqi në një bisedë për KTV ka treguar se meningjiti viral është sëmundje që ka një ecuri më të lehtë klinike, por kërkon trajtim dhe duhen 5-7 ditë për t’u shëruar. Por, ka shtuar se sëmundje më e rëndë është meningjiti bakterial.

Krasniqi ka treguar se nga fillimi i vitit deri në qershor në Infektive janë trajtuar afro 38 pacientë me meningjit, ndërsa nga korriku deri sot janë trajtuar afro 43 pacientë me meningjit viral, ndërsa ka pasur edhe 20 tjerë me meningjit bakteror.

“Në Infektivë aktualisht po trajtohen 8 pacientë me meningjit, prej tyre dy janë me meningjit viral e gjashtë bakteror. Simptomat e meningjitit janë temperaturat e larta trupore mbi 38 gradë, kokëdhembje, vjellje, shtangim të muskujve të qafës, fëmijët kanë edhe fotofobi, ju pengon drita dhe e vendosin dorën përpara”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se diagnoza bëhet në Infektivë përmes punksionit lumbar, ku me gjilpër merren 2-3 doza lëng nga shpina dhe analizohen.

 

 

 

Artikulli paraprakVeshkat e derrit performojnë në mënyrë efektive në dy pacientë të vdekur
Artikulli i rradhës Në Kosovë aktualisht 50 pacientë marrin terapi të vazhdueshme për HIV

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.