Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infektologu, Zenel Shatri: Personi i cili kafshohet nga qentë endacak duhet të lajmërohet menjëherë tek mjeku

Lajme 21/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qentë endacak janë kthyer në makth për qytetarët në Kosovë pasi që ata gjenden në pothujase të gjitha vendet publike e kafshimi i qytetarëve është bërë i përditshëm shkruan Gazeta Shneta.

Sipas infektologut, Zenel Shatri, secili person i cili kafshohet nga qentë endacak duhet të shkoj menjeherë tek mjeku, pasi që qëndron rreziku për infektim.

“Personi i cili kafshohet nga qentë endacak, që nuk dihet nëse janë të vaksinuar apo jo, duhet të lajmërohet menjëherë në kirurgji, me u kontrollu më së pari plaga, me u përpunu plaga”, tha ai në një prononcim për Gazetën Shneta.

Shatri tutje sqaron se personi i kafshuar duhet të lajmërohet edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të përcjellë gjendjen shëndetësore nëse është bartur ndonjë sëmundje e qenit tek viktima.

“Instituti e përcjellë situatën epidemiologjike bashkë me shërbimin e veterinarisë a ka sëmundje aktualisht, pas kafshimit. Duhet të shikohet nëse ka qenë të qartën apo qen me sëmundje të rabiesit, në bazë të kësaj vendoset nëse ka nevoj personi për vaksinimi apo jo”, sqaron doktori.

Ai bënë të ditur se jo secili person i kafshuar nga qentë ka nevoj për vaksinim, por një gjë e tillë konstatohet pas përcjelljes së gjendjes së viktimës nga Intituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Brenda 24 orëve tre mjekë janë sulmuar nga qentë endacak, madje për një situatë të tillë ka reaguar edhe ShSKUK./Gazeta Shneta/

Foto nga vendi ku është sulmuar Oftamologia nga qentë endacak

Artikulli paraprakSpitali i Vushtrrisë e përkujton anesteziologun Hajrullah Saraçi në një vjetorin e vdekjes
Artikulli i rradhës MSh:Mbi njëqind mijë qytetarë kanë marrë dozat përforcuese të vaksinave anti-COVID

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.