Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierët anulojnë protestën pasi morën zotim nga ministri Latifi për anulimin e urdhëresave të Zejnullahu-Raçit

Lajme 06/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e ka anuluar protestën e thirrur sot, e cila kishte për qëllim kundërshtimin e disa urdhëresave të ud. drejtoreshës së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçit.

Protesta është anuluar pasi infermierët kanë marr një zotim nga ministri Rifat Latifi, për anulimin e këtyre urdhëresave, shkruan Gazeta Shneta.

“Pas takimi të Kryetares së FSSHK, znj. Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Rifat Latifaj, i njejti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave të përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Nëse këto urdhëresa nuk do të anulohen deri javën tjetër, sindikalistët kanë thënë se do të ndërmarrin sërish veprim sindikale.

Lexoni njoftimin e plotë:

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së njofton antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që pas zhvillimeve të fundit e PEZULLON protestën e paralajmëruar për sot nga ora 12:00.

ARSYETIM

Pas takimi të Kryetares së FSSHK, znj. Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Rifat Latifaj, i njejti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave të përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK.

Në këtë takim janë dakortësuar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar.

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që MOS I ZBATOJNË katër ( 4 ) pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojmë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona.

Në rast se nuk do anulohet këto urdhëresa, Kryesia dhe Këshilli Drejtues në takimin e javës së ardhshme do angazhohet që të ndërmarrim veprime radikale sindikale për barazi dhe në kundërshtim të tendencave që komunitetet tona të shpërfaqen si të parëndësishme.

Nuk do ketë paqe sociale në QKUK deri sa të kuptohet që komunitetet tona nuk janë qytetar të dorës së dytë, ndërsa poashtu nuk do mund të përjashtohen nga proceset dhe t’u cenohen të drejtat e tyre.

Kryesia SHSPSH-QKUK

Artikulli paraprakÇfarë duhet të prisni në vizitën tuaj të parë prenatale pas zbulimi të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Mbi 4 mijë foshnje të trajtuara në Klinikën e Neonatalogjisë në QKUK në 6-mujorin e parë të këtij vitit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.