Qindra infermierë janë larguar masovikisht nga sindikata e shëndetësisë, ndërsa kanë akuzuar për presion dhe keqpërdorime drejtuesit e saj. Kryetari i FSSHK-së, Dr. Blerim Syla, mohon akuzat për presion, ndërsa thotë se për çdo vit bëjnë auditimin e buxhetit
Pas miratimit të ligjit për paga nga Kuvendi i Kosovës, infermierët në gjith vendin u ndan të pakënaqur me koeficientin që u renditen në ligjin e ri. Fajin për këtë ia hodhën Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, për të cilët than se nuk i ka përfaqësuar mirë. Një grup i infermierëve nis dy peticione, njërin ia drejtuan presidentit për të mos dekretuar ligjin për paga, kurse tjetrin e bënë për të matur interesimin për dalje nga FSSHK dhe organizimin e një sindikate të veçantë, shkruan Gazeta Shneta.
Ndonëse nuk kanë publikuar asnjë nga këto peticione me nënshkrime, qindra infermierë kanë zyrtarizuar tashmë daljen nga FSSHK. Ata kanë nënshkruar një peticion për dalje nga sindikata dhe FSSHK, ku thuhet se këtë e bëjnë me dëshirë dhe pa presion. “Nga ky moment i nënshkrimit të këtij peticioni me dëshirë, pa presion kërkoj të mos përfaqësohem nga sindikata dhe FSSHK”, thuhet në peticion.
Përveç që kanë akuzuar sindikalistët për mungesë përfaqësimi, ata po ashtu kanë ngritur edhe dyshime mbi keqpërdorimin e buxhetit, për çka pretendojnë se FSSHK mbledh mbi 1 milion euro në vit. Gazeta Shneta ka kontaktuar me disa infermierë por asnjë nuk ka pranuar të flas me emër nga frika se mund t’i hakmerren. Ata kanë dërguar një listë me emra e mbiemra të infermierëve dhe mjekëve në Spitalin e Gjilanit, ku pretendojnë se FSSHK po i kushtëzon largimin nga sindikata me heqje të kujdestarive dhe ndërrimeve.
Për të gjitha këto akuza e dyshime Gazeta Shneta ka biseduar me kryetarin e FSSHK-së, Dr. Blerim Syla. Ai thotë se reagimi i infermierëve nuk ka qenë korrekt sepse ai koeficient që është arritur është arritur me kërkesën e këshillit drejtues dhe të gjithëve. Ai ka thënë se nuk po e kushtëzojnë askënd, por sipas tij, benificionet e Kontratës Kolektive i marrin vetëm anëtarët e sindikatës.
“Sindikata nuk e ka votuar ligjin dhe nuk është dashur t’i vërsulen sindikatës. I janë vërsulur në mënyrë agresive me largim nga sindikata. Largimi dhe anëtarësimi është vullnetar, por Neni 4 i Kontratës Kolektive ku shkruan se benficionet e dala nga kjo kontratë i gëzojnë anëtarët e sindikatës, të tjerat shkojnë sipas ligjit të punës. Ne nuk po e kushtëzojmë askënd. Ata as nuk po e lexojnë çka po nënshkruajnë kur po largohen nga sindikata. Ata mund të organizojnë sindikatë të tyre por duhet ta dijnë se kontrata nënshkruhet vetëm në nivel federativ, e jo nga sindikatat”, ka deklaruar Syla.
Syla thotë se këto benicifione janë orari i punës së shkurtuar në vendet e punës me rrezikshmëri, pushimet mjekësore dhe pushimet tjera në rast të vdekjeve dhe ngritja e pagesave të ndërrimeve.
Sipas Sylës, infermierët mund të largohen nga sindikata dhe FSSHK, por benificionet do t’i gëzojnë sipas Ligjit të Punës e jo sipas Kontratës Kolektive. “Ata mund të kalojnë me benificionet me ligjin e punës nëse konsiderojnë se sindikata nuk i ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze siç po thonë”, ka deklaruar Syla.
Tutje gjinekologu thotë se po e shqyrtojnë zbritjen e përqindjes nga 1 në 0.5 për pagesën ndaj sindikatës, nëse kjo është një nga arsyet e largimit të tyre. Syla nuk ka treguar se sa anëtar tashmë janë larguar, ndërsa nuk ka pranuar të flas as për shumën e buxhetit që posedon FSSHK. Ndonëse është kryetar i kësaj organizate, Syla ka deklaruar se për buxhetin mund të flasin vetëm sektori i financave. Ai ka thënë se nuk i kanë mbi 1 milion euro buxhet siç ishte pretenduar.
“Unë nuk merrna me buxhet, merret sektori i financave. Unë e di sa ka buxhet por nuk dua me manipulu me shifra, nuk janë mbi një milion. Unë jam përgjegjës që shpërndarja e buxhetit me shku mirë, ndërsa çka bëjnë ata i kanë përgjegjësitë e veta. Nëse ata nuk i raportojnë atëherë unë ndërmarr masa”, ka deklaruar Syla.
Ai ka treguar se si shpenzohet buxheti i FSSHK-së. “40 për qind ndalen ne zyrën e federatës kur janë të punësuar 11 juristë dhe stafi tjetër dhe 60 për qind i shfrytëzojmë në bazë të rregulloreve dhe ligjeve në Kosovë. Për çdo vit e bëjmë auditimin e jashtëm dhe asnjë transaksion nuk bëhet me para të gatshme por vetëm me transfere bankare”, ka deklaruar Syla.
Dy raportet e fundit që i ka publikuar FSSHK janë të dy tre mujorëve të parë të vitit 2018. Në këto raporte që gjenden në uebfaqen zyrtare tregohen shpenzimet e buxhetit për muajt janar-qershor. Sipas përllogaritjes FSSHK ka shpenzuar mbi 3 mijë e 502 euro për gjashtë muaj. Më poshtë i shihni tableta e plota. /Gazeta Shneta/