Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierët mbajnë grevë, kërkojnë rritje të koeficientit të pagave dhe kushte me të mira pune nga ShSKUK

Lajme 05/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mëngjesi i sotëm, ndyshe nga të tjerët i zuri infermierët e ShSKUK-së para drejtorisë duke mbajtur grevë.

Përmes grevës një orëshe ata kërkojnë përfaqësim në Bordin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pjesmarrje në Komisionin Diciplinorë, paga dinjëtoze e kushte të mira të punës.


Ndonëse kjo nuk është greva e tyre e parë që kërkojnë kushte dhe paga më të mira, një gjë e tillë ende nuk është ndryshuar.

E ashtu siç paralajmërojnë përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve, kjo nuk do të jetë greva e fundit nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, shkruan Gazeta Shneta.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku tha së kërkesat e tyre kryesore vazhdojnë të jenë në rritjen e koeficientit të pagave në 7.1 si dhe pagesa e kujdestarive me një kosto më të lartë.

“Këkesat e komunitetit të infermirëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë janë kërkesa bazike nuk janë kërkesa luksozve , faktikisht kërkesa që e kanë burim Ligjin e Punës, por që asnjëherë nuk është mbikqyr zbatimi i Ligjit të Punës. Siç edhe e keni vërejtë edhe në njoftime, kërkesat e Sindikatës së Infermierëve janë koeficienti  7.1 për komitetete tona apo 70% e pages së mjekut.  Kërkesa tjetër është rritja e pagesës së ndrrimëve të natës. Duke u mbështetur në faktin e rritjës së kostos shpenzimëve jetësore, një pagesë e tillë, siç e quajmë ne pagesën e ndrrimit të natës me 18 euro apo 10 litra nafta, nuk i mjafton një infermieri e sidomos atyre që udhëtojnë nga regjionet”, tha ai për media.

Tutje Duraku shtoi se kërkesa e radhës është  respektimi i Ligjit të Punës, fillimi i pagesës së mënjëhershme në rrezikshmëri në punë, të punës në vikende, festa si dhe pagesa e orëve shtesë për komunitete e tyre.

Duraku ndër të tjera theksoi se si si fuqia më e madhe puntore në shëndetësi që janë, pasi përfshijnë 75% të fuqisë puntore , ata nuk kanë një përfaqësues në bordin e ShSKUK-së, e sipas Durakut prezenca e një përfaqësuesi në bord është një kërkesë tjetër e tyre.

Tutje Duraku shtoi se pakënaqësitë e tyre nuk kanë të bëjnë vetëm me kostot e pagesave.

“ShSKUK dhe Bordi i tij kanë dështuar  edhe në realizimin e radhës së kërkesave tona, që është kthimi i departamentit të infermierisë në QKUK që ka qenë çdo herë, pavarësishtë që jemi fuqia më e madhe punëtore ne nuk kemi departament”, tha ai.

Tutje, Fitim Havolli nga Shoqata e Infermierëve të Kosovës bëri apel ndaj Qeverisë dhe të gjithë skemes politike  që kërkesat e tyre të realizohen, pasi mungesa e kushtëve të mira të punës, sipas tij po shtyen në ikjën e puntorëve shëndetësor nga vendi./Gazeta Shneta

Artikulli paraprak102 operime të kryera që nga janari në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare
Artikulli i rradhës Tre pacientë me oksigjeno-terapi nga COVID-19 në ShSKUK

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.