Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierët të zhgënjyer me ligjin për paga, do të kërkojnë ndryshime

Lajme 04/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Infermierëve të Kosovës ka shprehur zhgënjimin me miratimin e ligjit të për paga, i cili i ka vendosur infermierët në vetëm dy kategori varësisht nivelit të institucioneve ku punojnë, duke mos vlerësuar kështu edhe shkollimin e tyre.

Infermierët e kanë quajtur diskriminues këtë ligj dhe kanë thënë se do të kërkojnë përmirësimin e koeficientit deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, shkruan Gazeta Shneta.

Reagimi i tyre i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës, shpreh zhgënjimin e thellë pas aprovimit të Ligjit të pagave nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Arsye për këtë është trajtimi jo i barabartë dhe diskriminues i profileve që përfaqëson OIK-u me profesionistët tjerë të së njëjtës kategori sipas shkollimit (bachelor 3 vite).

Ne si OIK do ti përdorim të gjithë mekanizmat Institucional dhe ligjor që deri në hyrjen në fuqi të këtij Ligji të shikohet mundësia nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë çështje që të bëhët përmirësimi i këtij Ligji dhe zgjidhja e kësaj padrejtësie për komunitetin që përfaqëson OIK.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës edhe një herë thekson se bazuar në kompetencat që ka, do t`iu drejtohet me shkresë të veçantë Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit të Administratës Publike, Kryeministrit, Kryeparlamentarit, Komisioneve Parlamentare të përfshira në hartimin e këtij Ligji, Presidentit, e poashtu edhe Gjykatës Kushtetuese për mbrojtje legjitime të interesave të këtij komuniteti duke u mbështetur në nivelet e shkollimit krahasuar me nivelet tjera të ngjajshme të shkollimit Bachelor 3 vite të përfshira në këtë Ligj.

Artikulli paraprakKeni probleme me duart gjatë dimtrit? Ja zgjidhja
Artikulli i rradhës 12 ushqimet më të shëndetshme për mëngjes

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.