Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermieri amerikan shpallet fajtor për vdekjen e katër pacientëve

Lajme 20/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një gjykatë në Teksas të ShBA-së shpalli fajtor një infermier për vrasjen e katër pacientëve duke u injektuar ajër në arterie.

Ëilliam George Davis u akuzua për injektimin e ajrit në arteriet e pacientëve John Lafferty, Ronald Clard, Christopher Greenëay dhe Joseph Kalina më 2017 dhe 2018, kur ata po shëroheshin nga operacionet në zemër në spitalin “Christus Trinity Mother Frances” në qytetin Tyler. Pacientët pësuan probleme neurologjike gjatë qëndrimit në spital dhe vdiqën.

Avokati i të akuzuarit pretendoi se klienti i tij po bëhet “kurban” nga spitali. Sidoqoftë, prokurorët Chris Gateëood dhe Jacob Putman pretenduan se Davis-it i pëlqente që të vriste njerëz dhe se incidente të tilla në spitalin në fjalë nuk kanë ndodhur më që nga largimi i infermierit.

Davis, 37 vjeç, ishte shkarkuar nga puna në spital në vitin 2018, ku kishte punuar si infermier për pesë vjet. Ai ishte arrestuar në të njëjtin vit nën akuzën për vrasje dhe sulm, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Gjatë procesit gjyqësor, pulmologu William Yarbrough dëshmoi kundër infermierit dhe i përjashtoi problemet me shtypje të gjakut ose çështjet tjera si shkaktarë të mundshëm të vdekjes së pacientëve. Ai tha se skanimet e trurit të pacientëve kanë shfaqur ajër në sistemin arterial, diçka që ai nuk e kishte parë kurrë më parë në karrierën e tij. Kjo shkaktoi lëndime në tru dhe vdekje të pacientëve.

Faza e caktimit të dënimit në këtë rast pritet të fillojë të mërkurën, kur prokurorët planifikojnë të kërkojnë dënim me vdekje për infermierin tashmë të shpallur fajtor.

Artikulli paraprakShqetësuese: Në Psikiatri pacientë të varur nga droga në mosha të reja
Artikulli i rradhës Vazhdon rënia e numrit të pacientëve të sëmurë me Covid në spitale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.