Një infermier shqiptar në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, është infektuar me Covid-19 edhe pas marrjes së vaksinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, ku ka njoftuar se Bledar Bregasi është sëmurë me koronavirus pas vaksinimit, transmeton Gazeta Shneta.
“Ndodh në Shqipëri, infermieri infektohet pas vaksinimit. I urojmë shërim të shpejt kolegut tonë në QSUT”, thuhet në njoftim, ku është shoqëruar edhe fotografia e infermierit me emër.
Infermieri ka postuar edhe një dokument ku tregon se ka kryer një test serologjik ku anti-trupat kanë rezultuar me numër 100. Sipas tij antitrupat janë rezultat i vaksinës. /Gazeta Shneta/