Një infermiere në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u mbajtur në burg me akuzën për vrasjen e bebeve në vitin 1980, por tani dyshohet se ka mbytur më shumë.
Genene Jones në vitin 1982 i dha një dozë vdekjeprurëse të një ilaçi për relaksimin e muskujve, një foshnjeje 15-muajshe, shkruan DË, transmeton Gazeta Shneta.
“Ajo dyshohet se ka mbytur më shumë bebe, por është gjetur fajtore në një rast”, ka deklaruar prokurori Nico LaHood Jones.
Nëse vërtetohen akuzat ajo mund të dënohet me 99 vjet burg, ndërsa mund të lirohet në vitin e ardhshëm pas miratimit të një ligji për mbipopullimin e burgjeve.
“Ne do të bëjmë çmos që Genene Jones ta marr frymën e fundit pas grilave”, ka deklaruar prokurori. /Gazeta Shneta/