Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierja nga Klinika e Nefrologjisë e infektuar me Covid-19 e gatshme që shumë shpejt të kthehet në punë

Lajme 24/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierja e Klinikës së Neftologjisë, Luljeta Musliu, përmes rrjetit të saj në Facebook ka bërë të ditur që tashmë kanë kaluar 10 ditë që kur rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ajo kishte qenë vullnetarja e parë e cila kishte dializuar pacientin e parë me Covid-19 në Klinikën Infektive dhe rrjedhimisht më 14 prill kishte rezultuar pozitive edhe kjo, transmeton Gazeta Shneta.

Musliu ka deklaruar që është mirë me shëndet dhe është izoluar dhe falenderon të gjithë stafin mjekësor që janë përkujdesur për të gjatë këtyre ditëve, familjen për durimin dhe shoqërinë për mbështetje emocionale.

Gjithashtu ajo bën të ditur që familja e saj dhe koleget e saja kanë rezultuar negativ dhe përmes këtij postimi, ajo shprehet se shumë shpejt do të kthehet në vendin e punës.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë, të nderuar kolegë e kolege, miqtë e mi të dashur

Me anë të kësaj shkrese desha të ju njoftoj se unë jam mirë me shëndet dhe kanë mbetë vetëm edhe disa ditë deri në shërimin tim të plotë në betejen me Covid-19.

Ndjehem më se e lumtur dhe falenderoj zotin që familja ime e gjithashtu edhe koleget e mia, rezultuan negativ edhe pse masat i kemi marrë gjithmonë dhe besoj se ky është rezultati, por si duket nuk mjaftuan vetëm për mua. Sepse e harrova veten time duke u shqetësuar për ju dhe stresin që e kam përjetuar për ju ishte më e rëndë se beteja me virusin.

Unë, jo pa qëllim doja të isha vullnetarja e parë për të dializuar pacientin e parë me Covid-19, për shumë arsye siq e dini edhe ju sepse të gjithë jemi gëzuar për realizimin e procesit të dializës në Klinikën Infektive, ku kishim qëllimin e mirë, që të mos maltretohen pacientët duke u bartur andej këndej dhe të ulet rreziku për stafin dhe pacientët.

Edhe pse pata fatin e keq të infektohesha jam më se e sigurt se po e përballoj më lehtë se ju, sepse çdo njeri në jetë ka sfida e përjetime të ndryshme por unë disi unë jam kallitur me to e nuk e kisha shumë problem edhe pse nuk mendova shumë për familjen time.

Kërkoj ndjesë nga ju për mungesen time në punë e sidomos në këto ditë por fati e deshi kështu.

Familjes time u kërkoj falje, që jemi ndarë pikë e pesë për shkak të izolimit dhe i falenderoj shumë për dashurinë dhe mbështetjen e tyre.

Dhe kjo dashuri dhe mbështetje e tyre, më bënē që gjithmonë të jem e fortë dhe luftëtare në çdo sfidë që na sjell jeta.

Ju falenderoj të gjithëve për thirrjet, interesimin dhe mbështetjen e juaj, që keni treguar në këto ditë të vështira.

Fillimisht falenderoj Dr. Venerën që edhe pse më kumtoi lajmin për testin pozitiv, qetësia e saj më dha forcë të madhe pas thirrjeve të ekipës së Institutit. Gjithashtu falenderoj përzemërsisht edhe Dr. Siadën, e cila për mua ka qenë atë natë engjulli im mbrojtës.

Falenderoj dhe respekt edhe për Drejtorin e Infermierisë z. Sami Tahiraj dhe Kryesinë e Sindikatës së Infermierëve z. Perparim Berisha, z. Enlirat Duraku, z. Blerim Morina, si dhe kryetari z. Fitim Havolli, të cilët nuk hezituan të më gjenden pranë dhe treguan menjëherë gatishmërin e tyre për të dalë në ndihmë.

Miken time Ardiana Neziri, nuk do da harroj kurrë për mundin, duart e arta dhe djersën e saj që me gatimet e saja nga më të mirat dhe më të shëndetshmet, na i gatuan dhe na i sjell çdo ditë jo vetëm mua por edhe familjes sime ku e falenderoj përzemërsisht dhe dhashtë zoti të ja kthej për të mirë e për gëzim.

Stafin e Klinikës Infektive e falenderoj për kujdesin dhe mbështetjen e tyre posaqërisht stafin e repartit ,,A” dhe ju kërkoj falje që edhe unë ju bëra barrë në vend që tu ndihmoja sepse pavarsisht dëshirës ishte e pamundur për stafin tonë.

E gëzuar me shërimin e kolegeve të Klinikës Infektive, shpresoj që edhe unë dhe kolegeja ime e Qendres Emergjente dhe të gjithë të prekurit të shërohen sa më shpejt dhe ti kthehemi punës dhe jetës normale për të gjithë.

Me urimim më të mirë për ju të gjithë, në këtë muaj të shenjtë Ramazani, ju uroj agjërim të lehtë dhe zoti ju ndihmoftë e ju ruajt të gjithëve. Paqja dhe mëshira qofshin gjithmonë në zemrat e juaja dhe zoti u shperbleftë me të mira.

Respekt dhe dashni për të gjithë ju!

Artikulli paraprakShtohen edhe 34 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Artikulli i rradhës Studim: Nikotina mund të iu mbrojë nga Covid-19

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.