Humbjen e djalit të vetëm si pasoje e Covid 19 nuk ia kompenson asgjë. Por, betejën më të rëndë që ia ka sjellë jeta, Selma Berani e sfidon me punë dhe përkushtim ndaj pacientëve të Klinikës së Onkologjisë në QKUK. Revista “Shëndeti dhe kujdesi infermieror”, ka nisur botomin, duke vendosur në ballinën e saj portretin e infermieres Berani.
Një dhembje e rëndë i peshon në shpirt tash e tri vjet. Selma Berani ka humbur djalin e saj të vetëm si pasojë e virusit Covid 19. Infermierja e Klinikës së Onkologjisë në QKUK gjithë forcën për t’u ballafaquar me dhimbjen që i ka shkaktuar vdekja e hershme e djalit e gjen tek puna që bën me pacientët me sëmundje të rënda kancerogjene, raporton revista “Shëndeti dhe kujdesi infermieror”, e cila ka nxjerrë numrin e saj të parë.
“Jam e lindur me 1965 në Prizren . Nga viti 1986 punoj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Më së shumëti kam punuar në njësinë koronare, shprehet Berani , tashmë infermiere në Klinikën Onkologjisë . Ajo thotë se rastet e rënda që sheh brenda klinikës ia mundësojnë më lehtë të përballoj humbjen e të birit . ” Puna më ka ndihmu shumë . Edhe psikologu më ka thanë puno e mos u ndal, nuk je e vetmja e prekur . Ama me evlad s’kish”, shprehet Berani.
Kur ajo flet për angazhimin e saj në Onkologji , e quan një sfidë të vërtetë.
” Nje sfidë e madhe , ku punëtorit i duhet me qenë tepër human sepse nuk është lehtë me pa një babë apo një nanë 40 vjeçare që e sjellin në Onkologji një fëmijë 18-20 vjeçar……
Selma Berani ditën e nisë me përgatitjen e terapisë për pacientët onkologjik si dhe shpërndarjen e saj . Por , terapia kryesore që iu mungon pacientëve por edhe punëtorëve të Institutit Onkologjik dhe që e kanë të domosdoshme është ajo psikologjike.
“Na duhet non-stop terapi psikologjike që nuk e ka asnjë institucion shëndetësor.
Kontrollimi sistematik ishte i mirëseardhur dhe gati secili punëtor jemi këshillu edhe me psikiatër sepse përjetimet këtu janë shumë të rënda. Ka që e përjetojnë rëndë por ka edhe të tillë që vdekjen e marrin si diçka tepër normale . Ne kemi këtu psikologun dhe ofron vetëm terapi grupore”. Selma Berani shprehet se kushtet në Klinikën e Onkologjisë po përmirësohen vit pas viti edhe pse numri i pacientëve, është i madh , pa përjashtuar këtu moshat e reja .
“Gjithmonë kemi kërkuar dhe kërkojmë me shumë hapësirë për pacientin . Këtë ia kemi kërkuar edhe Presidentës , edhe ministrit të shëndetësisë . Pra , asgjë për veten . Vetëm me shumë hapesirë për pacientin sepse është shumë e rëndë kur pacienti vetëm e lexon diagnozën që është vënë në Onkologji”.
Intermierët në Onkologji , sipas Selma Beranit janë shumë të ngarkuar . “ Unë këtu tu punu fitova sëmundje , infermierët këtu jemi të stërngarkuar”. Berani thotë se ngarkesat që nuk duhet t’i kishin infermierët e Onkologjisë janë kryesisht ato me shërbimet administrative por edhe me përgatitjen e terapisë . ” Infermierët punojnë në administratë , infermierët merren me aplikime të terapisë dhe me përgatitje të kimioterapisë . Kemi qenë në trajnime gjithandej, kimioterapia duhet të përgatitet nga farmacistët klinikë”.
Ajo bën një paralele mes Onkologjisë dhe klinikave tjera ku ka punuar.
“Nuk është kjo Klinika e Gjinekologjisë , aty ku fillon jeta . Sot këtu vie pacienti me flokë, mas tri jave nuk e njoh. As nga pesha dhe nga asgjë ” , thotë infermierja Berani . Ajo thotë se kur punon me pacientët onkologjik duhet fshehur shpesh edhe empatinë .
“Duhesh mos me tregu emocionalisht që je prekë , me fshehë empatinë , duhesh me ia dhanë atij shtytjen , kur në anën tjetër , ti nuk je sinqertë me të , thjesht je tu e rrejtë. Sa i përket statistikave , Berani thotë se në ditë kanë nga 250 pacientë që iu përgatisin terapi dhe tashmë shto këtu edhe rastet paliative . ” Numri po rritet por kualiteti i punës normalisht që bie , nese nuk shtohet stafi”.
Si ish punëtore e njësisë koronare , ajo tregon dallimin mes punës se një infermieri në repartin e Njësisë Koronare dhe asaj në Klinikën Onkologjike”. Dallimi është i madh . Në koronare njeriu është i shëndoshë dhe vjen me urgjencë . Kryen procedurat , ngjet stentat dhe pas dy javësh ma se largu ikë në shtëpi. Kurse kur vjen këtu në Onkologji pacienti numëron ditët , numëron kohën që ka kaluar numëron edhe shpenzimet që ka bërë . Bashkë me të numëron edhe familja . Mos të harrojmě së këtu shpenzimet dhe kostoja e ilaçeve që në raste mungojnë , janë shumë të mëdha. Thjesht , kur pacienti vjen këtu është shpenzu komplet dhe tash krejt pret prej teje si infermier”.
Selma Berani përveç studimeve bachelor ka përfunduar edhe master në fushën e menaxhimit shëndetësor. Por , pavarësisht studimeve master, ato nuk iu paguhen për momentin infermierëve , pasi konsiderohen vetëm thirrje akademike. / Revista “Shëndeti dhe kujdesi infermieror”