Një infermiere 28-vjeçare shtatzënë vdiq nga koronavirusi të dielën pas një seksioni cezariane urgjente për të lindur fëmijën e saj në një spital jashtë Londrës.
Foshnja është në gjendje të mirë tha një zëdhënëse e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS) për CNN të enjten përcjell Gazeta Shneta.
Mary Agyeiwaa Agyapong – e cila punonte në Spitalin Universitar Luton dhe Dunstable – u pranua në spitalin infektiv me 7 prill pasi testoi pozitivisht ndaj virusit me 5 prill, sipas zëdhënëses.
Agyapong punoi për sistemin spitalor për pesë vjet dhe ishte një “anëtare me shumë vlera dhe e dashur për ekipit tonë”, tha David Carter, Drejtori i Përgjithshëm i cili njoftoi lajmin “me shumë trishtim”.
“Mendimet tona dhe ngushëllimet më të thella janë me familjen dhe miqtë e Mary në këtë kohë të trishtueshme,” tha Carter në një deklaratë.
Poashtu është ngritur një fond për të mbledhur para për burrin e infermieres, dhe foshnjën – e quajtur sipas nënës së saj Mary – e cila “lindi në kohën e vdekjes së saj”, sipas uebfaqes së GoFundMe. /Gazeta Shneta/