Më shumë se 23.6 milion raste me Covid-19 dhe mbi 813,000 viktima janë regjistruar në mbarë botën si pasojë e virusit korona.
Informacionet e fundit në lidhje me pandeminë në botë mund t’i gjeni më poshtë, transmeton GazetaShneta.
Vaksina e Universitetit të Oksfordit mund të përfundoj deri në fund të këtij viti: Një vaksinë e mundshme në lidhje me covid-19, e cila po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, mund të vendoset para regjistrit deri në fund të vitit 2020.Andrew Pollard, profesori nga Oksfordi bëri të ditur se procesi mund të zgjasë më shumë në varësi nga të dhënat të cilat janë të mbledhura.
Në Hong Kong, pacienti është infektuar për herë të dytë: Një 33 vjeçar nga Hong Kongu është infektuar për herë të dytë me covid-19.Pacienti, më parë kishte identifikuar virusin përmes simptomave, kurse herën e dytë ai ishte asimptomatikë.Sipas ekipit të Universitetit të Hong Kongut, edhe nëse jeni rikuperuar nga virusi, imuniteti juaj mund të jetë i dobët.
Rastet ditore në Japoni bien nën 500 për herë të parë pas një muaji: Japonia regjistroi 495 infeksione të reja gjatë ditës së djeshme, për herë të parë që nga 20 korriku.
Që nga dita e premte do të lehtësohen masat kufizuese në Hong Kong: Në Hong Kong do të fillojnë të lehtësohen masat kufizuese pasi rastet e reja filluan të bien pas disa javësh.
Mbyllen kopshtet, shkollat në Korenë e Jugut: Shkollat fillore, të mesme dhe kopshtet do të mbyllen në Korenë e Jugut si pasojë e rritjes së numrit të rasteve ditore.Mësimi në shkolla e kopshte, deri më 11 shtator do të zhvillohen në distancë.
Fauci paralajmëron kundër autorizimit të hershëm të vaksinës: Cdo përpjekje për të autorizuar dhe shpërndarë një vaksinë e cila është ende e pasigurt mund të dëmtojë përpjekjet për të zhvilluar vaksinat tjera tha Dr.Anthony Fauci, drejtor i Instituti Kombëtar të Alergjisë të hënën./GazetaShneta/