Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektohen punimet në Spitalin e ri të Ferizajt

Lajme 30/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë vizituar sot vendpunimin ku është duke u ndërtuar spitali i ri i këtij qyteti, thuhet në njoftimin e SHSKUK’së.

Gjatë kësaj vizite u vlerësua se Ferizajt po i korrigjohet një padrejtësi shumëvjeçare për ta pasur një spital modern që u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

“Jam shumë i lumtur që po shoh edhe nga afër se punimet për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt kanë avancuar shumë. Ky do të jetë një nga spitalet më moderne në Kosovë. Duke parë dinamikën e punimeve, ne besojmë se ky spital do të jetë i gatshëm për qytetarët vitin e ardhshëm”, ka thënë ministri Ismaili.

Në anën tjetër, drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu theksoi se ndërtimi i këtj spitali do të jetë ndihmesë për banorët e Ferizajt me rrethinë, duke krijuar mundësi të jemi sa me afër pacientëve me kushte dhe infrastrukturë moderne.
Ai u shpreh se prioritet për zhvillimin e shërbimeve mjekësore në spitalet e përgjithshem do të mundësojnë që banorët të mos e kenë referencë QKUK-në, por shërbimet t’i marrin në spitalet e përgjithshme.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar ministrin Ismaili për mbështetjen e madhe që ky projekt të realizohet në kohë.
“Ferizaj, qytetarët e Ferizajt do ta kenë një spital, i cili do t’i trajtojë të gjitha nevojat e tyre”, ka thënë kryetari Aliu.

Ky projekt prej 10 milionë eurosh, është ndërtuar në një hapësirë prej 2.7 hektarësh. Objekti shtatëkatësh, me 22 mijë metra katrorë, do t’i ketë 220 shtretër dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet që përmbushin standardet e një spitali të përgjithshëm.”

Artikulli paraprakParashikimi i motit , 30 gusht 2019
Artikulli i rradhës Si të konfirmoni shtatzëninë pa bërë ndonjë test paraprakisht

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.