Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati e ka gjobitur me 600 Euro drejtorin e Spitalit të Pejës për emërimin e ud.drejtorit të Administratës

Lajme 30/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati i Punës e ka gjobitur drejtorin e Spitalit të Pejës Fazli Shala me gjobë prej 600 Euro për shkak të vendimit të tij për emërimin e ud.drejtorit të Administratës. Nga Spitali i Pejës kanë deklaruar se vendimi i IP-së është i jashtëligjshëm dhe se janë ankuar.

Drejtori i Spitalit të Pejës në nëntor të vitit të kaluar ka emëruar ud.drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta zyrtarin Shefqet Kryeziu. Për këtë vendim të drejtorit Fazli Shala, Inspektorati i Punës ka bërë një inspektim një muaj më vonë në këtë institucion, shkruan Gazeta Shneta.

IP e ka konsideruar këtë emërim si të jashtëligjshëm për çka i ka shqiptuar gjobë Shalës në vlerë prej 600 Euro. Kjo gjobë është arsyetuar me shkeljen e nenit 17 paragrafi 3 të Ligjit të Punës.

Emërimi i Kryeziut në këtë pozitë është konsideruar si shkelje e ligjit, pasi sipas vendimit, ai mban pozitën Teknik për Pajisje Mjekësore në spital. Për këtë arsye, IP ka konsideruar se Shala me vendimin e tij nuk e ka respektuar hierarkinë sipas ligjit kur e ka emëruar ud.drejtorin.

“Ushtruesja/i i detyrës mund të caktohet zyrtarja/i më i lartë i kategorisë pasuese, në vartësi të pozitës që caktohet nga cilado njësi organizative brenda institucionit”, citohet Neni 35 i Ligjit për Zyrtarët Publik, në vendimin e IP-së.

“…shihet qartë se nuk është respektuar hierarkia, pra grada pasuese e Drejtorit të Administratës sipas Rregullores së lartëcekur është me koeficient 9.6 me kualifikim Master/Bachellor  – Juridik Ekonomik, ku në këtë rast i emëruari/transferuari nuk posedon këtë kualifikim dhe është në kundërshtim me Nenin 17 paragrafi 3 të Ligjit të Punës dhe parimet e menaxhimit të marrëdhënies së punës së zyrtarëve publik”, thuhet në vendimin e IP-së.

Por krejt këto pretendime i ka kundërshtuar Spitali i Pejës në një përgjigje për Gazetën Shneta. Madje ata thonë se vendimi i Inspektoratit është në kundërshtim me ligjin.

“Ne konsiderojmë që vendimi ynë për emërimin e U.D. Drejtor i Administratës është në përputhje të plotë me nenin 35 të Ligjit për Zyrtarët Publik dhe për këtë kemi parashtruar ankesë dhe presim përgjigjen nga Inspektorati i Punës në Prishtinë. Po ashtu ne konsiderojmë që vendimi i Inspektoratit të punës është në kundërshtim me ligjin dhe i nxjerrë në bazë të konstatimit të gabuar të së gjendjes faktike dhe të së drejtës materiale”, thuhet në përgjigjen nga SP Pejë.

Nga ky spital thonë se Inspektori i Punës në rastin konkret është thirrur kinse në moszbatim të nenit 17 pika 3 të Ligjit të Punës që i referohet transferimeve të përhershme të punëtorëve, ndërsa sipas tyre realiteti është se ky nen nuk mund të aplikohet në rastin konkret sepse vendimi për emërim si U.D. Drejtorit të Administratës  ka të bëjë me pozitave drejtuese.

“Në vendimin për emërimin si ushtrues detyre të Drejtoirt të Administratës ne i jemi referuar Ligjit për Zyrtarët publik konkretisht nenit 35 ku thuhet se kur një pozitë mbetët e lirë nëpunësi i nivelit të lartë drejtues e emëron ushtruesin e detyrës për 6 muaj, zyrtari më i lartë i kategorisë pasuese siç edhe kemi vepruar”, kanë deklaruar nga spitali.

Nga ky institucion kanë thënë se i emëruar Kryeziu mban pozitën e Koordinatorit të SISh-it dhe ka nën menaxhim tetë zyrtarë.

“Në rastin konkret është emëruar si U.D. Drejtor i Administratës, Koordinatori i SISH-it (Sistemit Informativ Shëndetësorë) me përgatitje profesionale të Bachelor dhe që këtë pozitë e mbanë që nga viti 2015 e që ka nën menaxhim 8 zyrtarë”, kanë deklaruar nga SP Pejë.

Nga Spitali kanë thënë poashtu ngritur pretendimet se IP është bazuar në një “sinjalizues të jashtëm” që sipas tyre kjo nuk parashihet me Ligjin e Punës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGoditet për vdekje një person në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë
Artikulli i rradhës Dy persona të prekur me COVID-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Klinikën Infektive

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.