Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati nuk e gjeti në vendin e punës: Radiologu Shatri në Komision Disiplinor, thotë se ka arsye për mungesë

Lajme 09/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor nuk e ka gjetur në vendin e punës radiologun Jeton Shatri në Klinikën e Radiologjisë në QKUK. Ndaj Shatrit është iniciuar procedurë disiplinore, por Komisioni ende nuk është mbledhur. Shatri i ka thënë Gazetës se ka arsye për mungesën e tij, por nuk ka treguar detaje.

Inspektorati Shëndëetësor më datën 7 prill të këtij viti zbarkoi në Klinikën e Radiologjisë në QKUK për inspektim me temë respektimin e vijueshmërisë në punë, shkruan Gazeta Shneta.

Gjatë këtij inspektimi janë verifikuar evidencat e hyrje-daljeve të stafit të kësaj klinike, nën shoqërimin e drejtoreshës Shkëndije Nuza. Gjatë inspektimit, në vendin e punës nuk është gjetur radiologut Jeton Shatri, cili njëherit është edhe kandidat për drejtor të kësaj klinike në konkursin e fundit i cili ka kaluar fazën e testimit me shkrim.

“Në kohën e inspektimit prezent ishin stafi profesional, përveç Dr. Jeton Shatri që nuk ishte prezent në vendin e punës dhe as nuk ishte nënshkruar në listën e vijueshmërisë. Drejtoresha pohoi se nuk kishte informacion se pse nuk ishte në orar të punës dhe nuk kishte marr ndonjë informatë nga Dr. Jeton Shatri për mungesën e tij”, thuhet në raportin e ISh-së të cilin e posedon Gazeta.

Për këtë arsye ISh ka rekomanduar QKUK-në që të mirren masa ndaj Shatrit për mos respektimin e orarit të punës.

Lidhur me këtë rast, Shatri është proceduar në Komisionin Disiplinor nga drejtoresha Nuza, por deri më tani nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit ndonëse edhe pak ditë bëhen dy muaj nga ky rast.

Për këtë çështje Gazeta ka kërkuar sqarime nga SHSKUK dhe QKUK, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. Ndërkaq vet Shatri i ka thënë Gazetës se ka arsye për mungesën në punë atë ditë por nuk ka treguar detaje. Ai ka pohuar ndryshe nga raporti i ISh-së, se eprorët e tij kanë qenë të njoftuar.

“Në lidhje me pyetjen tuaj për procedurën e ngritur pranë Komisionit Disiplinor të QKUK-së, dëshiroj t’ju informoj se më datë [7 maj], kam dorëzuar një deklaratë me shkrim prane QKUK-se, ku kam paraqitur arsyet e vonesës time në punë për ditën në fjalë. Gjithashtu, vija hierarkike e institucionit ka qenë e informuar me kohë për këtë çështje.
Për të mos ndikuar në punën e Komisionit, dëshiroj të jem i kujdesshëm me deklarimet e mia publike rreth kësaj procedure”, ka deklaruar Shatri.

Shatri është edhe profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UP. Ai ka kandiduar për drejtor të Klinikës së Radiologjisë ku ka kaluar testin me shkrim me 54.66 pikë. Krahas tij kandidatë janë edhe kandidatët, Gani Morina me 52.4 dhe Dr. Bujar Imeri 50.8 pikë.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë klinikë mungojnë specialistët në vendin e punës. Vitin e kaluar edhe Arben Kutllovci nuk ishte gjetur në vendin e punës por ndaj tij nuk ishin marr masa nga Komisioni Disiplinor pasi ai ishte arysetuar se ka qenë i sëmurë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKjo është gjendja shëndetësore e kandidatit presidencial në Kolumbi që u godit në kokë
Artikulli i rradhës Eurobarometri: Shqiptarët, më optimistët në Ballkan

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.