Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati Shëndetësor me kontrolle në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pas vdekjes së foshnjës 7-muajshe

Lajme 17/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në përputhje me kompetencat e veta, do të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm në lidhje me rastin e foshnjës së vdekur 7-muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

“Lidhur me rastin e foshnjës së ndjerë shtatëmuajshe, e sjellë mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, nga Klinika informojnë se është pranuar nën dyshimin e sindromës së rëndë me ecuri progresive, e cila ka shkaktuar dëmtime në disa organe, fatkeqësisht gjendja e foshnjës është përkeqësuar me gjithë përpjekjet maksimale të stafit mjekësor, pas së cilës ka pasur përkeqësim të shpejtë të gjendjes. Pritet të kryhet autopsia, pas së cilës do të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes”, sqarojnë nga ministria në një deklaratë për opinionin.

Ndryshe, foshnja shtatëmuajshe ka ndërruar jetë në terapi intensive në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi, tha se foshnja ka pasur problem gjenetik dhe i janë dëmtuar disa organe.

Sipas Memedit, janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka pasur asnjë gabim mjekësor. /alsat.mk

Artikulli paraprakHamza: Rritje 50 për qind e pagave për mjekët, sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët
Artikulli i rradhës Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 ore, tre persona dërgohen në mbajtje

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.