Një zjarr relativisht i madh e ka kapluar Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK. Në videon e siguruar nga Nacionale, shihet qartësisht zjarri dhe tymi që del nga IML-ja.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë zhvillim dhe është në pritje të një përgjigje nga ky institucion.
Kjo është hera e dytë që bie zjarri në këtë institucion këtë vit.



