Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Lajme 26/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Genc Nimoni ka thënë se Qeveria ka ndarë buxhet për zgjerimin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, duke theksuar se kapacitet aktuale të tij janë shumë të limituara.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës, në një tryezë diskutimi me temën “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”, e cila është organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Nimoni tha se projekti për zgjerimin e Instituti të Psikiatrisë Forenzike, pritet të përfundojë brenda disa muajsh.

“Është e rëndësishme të theksohet se gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit, duke krijuar mekanizma të përbashkët ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, duke aplikuar standardet më të larta të Këshillit të Evropës. Në këtë drejtim, projekti dyvjeçar i Këshillit të Evropës për trajtimin e këtyre kategorive është drejt përfundimit. Për adresimin e kësaj sfide, me kërkesën tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë buxhet për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, pasi kapacitetet aktuale janë shumë të limituara. Ky projekt pritet të përfundojë brenda disa muajve. Sa i përket trajtimit të këtyre personave gjatë vuajtjes së dënimit, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, është themeluar institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, i cili funksionon si pavijon i ndarë në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë”, tha ai.

E, Ismail Dibrani, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës u shpreh se duhet të rritet edhe numri i stafit, sepse vetëm ndërtimi i objektit nuk është i mjaftueshëm.

“Është votuar buxheti dhe shumë shpejt pritet hapja e tenderit për ndërtimin e një qendre, e cila do t’i plotësojë nevojat dhe kërkesat. Si fati i mirë është, siç e dini, me vite ne kemi një numër të vogël të grave në këtë institucion, por që neve jemi të obliguar që të krijojmë kushte edhe për këtë kategori të ndjeshme. E tha edhe zëvendësministri, po, njëjtë po zgjerohet edhe Institucioni i Psikiatrisë Forenzike, por mbetet çështje urgjente atje që të planifikohet dhe të rritet edhe numri i stafit, sepse nuk mjafton vetëm ndërtimi i objektit atje, por atje kërkohet staf profesional. Siç e dini, me të hapur projektin, tenderin për ndërtimin, renovimin e institucionit për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, atje ne kemi punësuar staf të ri si nga stafi korrektues, po ashtu edhe nga stafi shëndetësor”, tha ai.

Naim Qelaj, Avokati i Popullit tha se personat me çrregullime mendore duhet të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, dhe jo të përfitojnë vetëm trajtim shëndetësor.

“Një nga çështjet që Avokati i Popullit e ka trajtuar vazhdimisht ndër vite është respektimi i të drejtave të personave me çrregullim mendor që janë në vuajtje të dënimit ose në konflikt me ligjin. Kjo kategori përfaqëson një nga grupet më të cenueshme, pasi përveç privimit nga liria, ata përballen edhe me nevoja komplekse shëndetësore dhe sociale, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar dhe mbrojtje të shtuar. Standardet ndërkombëtare, përfshirë rregullat e Mandelës, kërkojnë që personat e privuar nga liria të kenë qasje në kujdes shëndetësor të barabartë me atë që ofrohet në komunitet. Personat me çrregullime mendore duhet të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, të trajtohen në institucione të përshtatshme shëndetësore dhe të përfitojnë mbështetje shumëdisiplinore, psikologjike dhe sociale, e jo vetëm trajtim farmaceutik”, tha Qelaj.

E, Arjeta Sadiku, zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se mbrojtja e shëndetit mendor të personave të privuar nga liria është përgjegjësi e përbashkët institucionale.“Ndalimi i torturës dhe i çdo forme të trajtimit çnjerëzor apo degradues është një nga parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe një vlerë që duhet të mbrohet në çdo rrethanë. Për këtë arsye, mbrojtja e shëndetit mendor të personave të privuar nga liria nuk është vetëm çështje e sistemit shëndetësor, por një përgjegjësi e përbashkët institucionale që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut. Nga perspektiva e gjyqësorit, kjo çështje ka një rëndësi të veçantë në rastet kur gjykatat vendosin për masa që prekin lirinë dhe trajtimin e personave me çrregullime mendore. Gjykatat e Republikës së Kosovës gjatë vendimmarrjes për caktimin e masave të trajtimit të detyrueshëm bazohen në ligj dhe në vlerësimet profesionale të ekspertëve përkatës, por njëkohësisht kanë gjithmonë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, integritetit personal dhe të drejtave themelore të individit. Në këto raste, gjykatat kujdesen që çdo vendim të jetë i ligjshëm, proporcional dhe i domosdoshëm, duke pasur parasysh jo vetëm interesin e sigurisë publike, por edhe nevojën për trajtim adekuat, human dhe dinjitoz të personit ndaj të cilit vendoset masa”, u shpreh ajo.

Sipas vlerësimeve të Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sfidat kryesore në Kosovë përfshijnë mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme në institucionet e specializuara, vendosjen e personave me çrregullime mendore në institucione korrektuese ku nuk ofrohen shërbime adekuate shëndetësore, mungesën e hapësirave adekuate për gratë me çrregullime mendore dhe qasjen e kufizuar në trajtime psikosociale dhe rehabilituese./Ekonomia Online/

Artikulli paraprak327 viktima nga vala e të nxehtit në Spanjë, OBSH paralajmëron: Temperaturat ekstreme do të zhvendosen drejt Ballkanit
Artikulli i rradhës Tre në katër pacientë duan që diagnozën e kancerit ta marrin drejtpërdrejt nga mjeku, jo përmes portalit elektronik

Ju sugjerojmë

Spanja dhe Zvicra dërgojnë ekipet e para të shpëtimit në Venezuelë

26/06/2026 Lajme

Hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani, dyshohet për copa metali

26/06/2026 Lajme

Rritet në 589 numri i viktimave në Venezuelë

26/06/2026 Lajme

IHMK: Rritje graduale e temperaturave gjatë 5 ditëve të ardhshme

26/06/2026 Lajme

AUV apel bizneseve dhe qytetarëve: Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt, kontrolle të shtuara gjatë verës

26/06/2026 Lajme

Alarmante/ Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e fillimit zbret në 16 vjeç

26/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.