Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e tyre për mbrojtje nga koronavirusi.
“Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”.
“Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.
Instituti iu ka bërë thirrje edhe organeve të rendit që të kenë angazhim të shtuar këto ditë. “Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet në reagimin e Institutit. /Gazeta Shneta/