Urologu Isa Haxhiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit për Shëndetësi në komunën e Shtimes.
Kështu ka bërë të ditur vet Haxhiu përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar edhe një letër lamtumirëse për kryetarin e komunës dhe bashkëpunëtorët tjerë, shkruan Gazeta Shneta.
Haxhiu në këtë letër nuk ka përmendur ndonjë arsye për dorëheqjen e tij.
Lexoni letrën e plotë:
Fjala ime lamtumirëse, me rastin e dorëheqjes sime,nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë në Shtime
I nderuari kryetar Aliu; i nderuari nënkryetar, drejtoresha, drejtorë, të nderuar bashkëpunëtorë!
Kam qenë i nderuar, i vlerësuar dhe i privilegjuar, që kam pasur nderin të punoj bashkë me ju,në një ambient shumë miqësor, me njrëz që e duan punën dhe gjithë përkushtimin e tyre, duke punuar dinjitetshëm e me nderë, e orientojnë në të mirën e qytetarëve të komunës, që drejtoni.
Në bashkëpunim të ngushtë me ju, kem hartuar e punuar shumë projekte, disa prej të cilave tashmë janë realizuar ose janë në rrugë për t u realizuar dhe që nesër do u shërbejnë qytetarëve tanë,duke ua bërë jetën më të lehtë, më të mirë e më të dinjitetshme.
Uroj që të vazhdoni me këtë elan e përkushtim, duke shpresuar e besuar, se kështu të përkushtuar e të dinjitetshëm, do të jeni deri në fund të mandateve tuaja!
Pozitat që marrim, çfarëdoqofshin ato, megjithatë janë të përkohshme, por mirësia, puna me vlerë dhe e dinjitetshme, para së gjithash, atdhedashuria, janë vlera sublime të secilit prej nesh dhe ato duhet të jenë të përhershme.
Disa, atdhedashurinë e shtrijnë në periudha dhe kohë ta caktuara, ndërkohë që ajo është dhe duhet të jetë e gjithëkohhshme dhe një pushtetar i mirë ” kurrë nuk duhet të pyet, se çfarë bën atdheu për mua, por çfarë bëj unë për atdheun”. Pra, pushtetari i mirë, kurrë nuk pyet sa mora, por gjithmonë pyet, a dhash gjithëçka që munda dhe gjithëçfarë pata!
Unë ndahem sot me ju me përshtypjet më të mira, me një konsideratë të veçantë për secilin ptej jush dhe jo pa dhembje se po lë një grup miqësh e mikeshash, të cilëve u premtoj se do jem pranë jush dhe në dispozicion të secilt, për çfarëdo që mund t iu shërbejë e të jem i vlefshëm!
Uroj gjithë të mirat,për ju njerëz të mirë, të kësaj toke të mirë!
Miqësisht, Isa Haxhiu




