Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish i akuzuari për korrupsion, emërohet shef i prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë

Lajme 25/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një skandal me një tender të furnizimit me barna esenciale në vitin 2010, Berat Marmullaku ishte përfshirë së bashku me tre zyrtarë tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Marmullaku dhe tre zyrtarë tjerë akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Vlerësues të tenderit për furnizim me barna nga lista esenciale kishin tejkaluar kompetencat duke rekomanduar si kompani fitues “Medical Group”, ndonëse e njëjta nuk i kishte plotësuar kriteret.

Me këtë tender, kompania kishte arritur të përfitojë kontratë në vlerë mbi 74 mijë euro, shkruan Gazeta Shneta.

Por për këtë akuzë, Marmullaku dhe zyrtarët tjerë ishin shpallur të pafajshëm në muajin mars të vitit të kaluar me arsyetimin se nuk kanë gjetur prova.

Edhe pas këtyre akuzave, Berat Marmullaku është emëruar shef i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Emërimi i tij vjen vetëm pak javë pasi në krye të ministrisë erdhi Uran Ismaili nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ismaili kishte premtuar reforma në MSH dhe poashtu kishte paralajmëruar llogaridhënie më të madhe. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakU anulua konkursi, mjeku kallëzim penal ndaj Ragip Begajt
Artikulli i rradhës Ish-deputetja Mehmeti, pas aferës seksuale rrëfen marrëdhëniet me të birin 5-vjeç

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.