Ish-ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi është takuar sot me pasardhësin e tij Arben Vitia.
Sipas një njoftimi nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, në këtë takim është biseduar për konsolidimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.
“Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, u takua sot me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia. Prof. Dr. Latifi dhe Ministri Vitia u dakorduan që të konsolidohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë drejt realizimit të programeve të rëndësisë kruciale për avansimin e kirurgjisë në vend, si dhe ndërtimit të Qendrës Edukative të KKK”, thuhet në njoftimin e Kolegjit.
Latifi ishte emëruar në pozitën e ministrit pas dorëheqjes së Vitisë në vitin 2021 i cili kandidoi për kryetar në zgjedhjet komunale në Prishtinë.
Një vit më vonë dorëheqje nga pozita e ministrit dha edhe Latifi, i cili sërish u pasua nga Vitia. /Gazeta Shneta/




