Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ISHP: Pesë mijë gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri

Lajme 07/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka bërë të ditur se rreth 5 mijë gra jetojnë aktualisht me kancer gjiri në Shqipëri, që vazhdon të mbetet kanceri më i shpeshtë tek gratë në vend dhe në botë.

Sipas një raporti të ISHP-së, vetëm gjatë vitit 2024, në vend u diagnostikuan 805 raste të reja tek femrat dhe 14 raste tek meshkujt, ndërsa nga viti 2015 deri më sot, rastet e reja janë rritur me 23%, një rritje mesatare prej 2.1% në vit.

Në nivel botëror, kanceri i gjirit është kanceri më i diagnostikuar, me mbi 2.3 milion raste në vit dhe 666 mijë humbje jete. Ndërsa vendet me të ardhura të larta kanë normat më të larta të incidencës, edhe vendet si Shqipëria po përballen me një rritje të rasteve, për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës, plakjes së popullsisë dhe rritjes së depistimeve.

Në Shqipëri, kanceri i gjirit përbën 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer dhe ka riskun më të lartë individual për gratë. Sipas ISHP-së, rritja e numrit të rasteve ka ndodhur kryesisht tek gratë mbi 50 vjeç, ku diagnostikimet janë shtuar me 3.6% në vit, ndërsa tek moshat nën 50 vjeç ka pasur një ulje të lehtë.

Mosha mesatare në momentin e diagnostikimit është rritur nga 55 vjeç në vitin 2015 në gati 59 vjeç në vitin 2024, çka tregon ndikimin e plakjes së popullsisë. Përballë kësaj sfide, depistimi i hershëm është kyç për të rritur mundësinë e trajtimit dhe mbijetesës.

Nga 5 mijë mamografi të kryera në vitin 2014, sot realizohen mbi 25 mijë mamografi çdo vit (2022–2024). Megjithatë, mbulimi me depistim të popullatës target (gra të moshës 50–60 vjeç) mbetet rreth 25%, ende larg niveleve optimale.

Gratë ftohen për ekzaminim nga mjekët e familjes dhe infermierët, të cilët kryejnë kontrollin klinik dhe i udhëzojnë për mamografi. Ky kontroll realizohet falas, çdo dy vjet, për gratë pa shenja klinike.

ISHP raporton se përmes mamografive të lëvizshme identifikohen çdo vit mbi 10 raste të dyshuara për kancer, dhe mbi 50 raste të reja diagnostikohen në kohë, duke u ofruar mundësi më të mira trajtimi.

Shërbimet e diagnostikimit dhe trajtimit ofrohen brenda sistemit spitalor publik dhe pa pagesë, në përputhje me protokollet mjekësore dhe sistemin e referimit./tvklan.al

Artikulli paraprakMikroplastikat mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve në mënyra që mund të rrisin rreziqet shëndetësore
Artikulli i rradhës Moti i vranët dhe me reshje shiu

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.