Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili dhe Gomes përurojnë CT-në 128 shtresore në Spitalin e Gjilanit

Lajme 13/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, kanë përuruar sot CT-në 128 shtresore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, e cila është e para e këtij lloji në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se CT-ja 128 shtresore në vlerë prej 400 mijë euro është donacion i Qeverisë së Luksemburgut, që përmes programit përkrahës për shëndetësi në Kosovë tani e disa vjet i ka dhënë ndihmë reformave dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Ismaili ka uruar profesionistët shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit për këtë pajisjet e reja, duke thënë se kjo është në vazhdën e modernizimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ai ka falënderuar edhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme për shëndetësinë kosovare.

“Falënderim i veçantë për qeverinë e Luksemburgut  për ndihmën që na ka ofruar dhe kjo ndihmë nuk lk ndodh vetëm sot , por Luksemburgu me dekada jep ndihmë për Kosovën”.

“Kemi një pajisje, e cila  është më modernia në Kosovë e cila ngrit shërbimet tona që nuk kemi pas ndonjëherë këtu në Kosovë dhe gjitha këto vijnë për qytetarët që ata të mos presin me javë dhe kjo tregon që modernizimi i spitaleve tona ndihmon qytetarët tanë të mos shpenzojnë para”, citohet Ismaili në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

Ambasadorja, Natacha Gomes, tha se Luksemburgu e ka përkrahë Kosovën tash e 20 vjet dhe kjo pajisje dëgjova se është më e avancuara në Kosovë.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se përfituesit më të mëdhenj do të jenë pacientët.

“Një falënderim i madh për qeverinë e Luksemburgut dhe përfituesit më të mëdhenj janë këtu pacientët dhe një prej hallkave më të rëndësishme është kjo CT dhe do të ngritet niveli profesional të trajtimit të pacientëve”.

Nistret Hajrullahu, Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, tha ky donacion do të ndihmojë për t’u shërbyer pacientëve në kohën e duhur dhe gjithçka këtu është rinovuar dhe në financim ka marr pjesë edhe ShSKUK dhe komplet kabineti i CT është kompletuar dhe është  prej teknologjive më të reja dhe është aparati i parë në spital.

Gjithashtu, 100 mijë euro shtesë janë ndarë edhe për pajisje të tjera për këtë spital, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZbuloni efektet negative që shfaq mungesa e hekurit gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Nënë e bir nga Komuna e Skenderajt, po jetojnë në kushte të vështira ekonomike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.