Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili: Emergjencë moderne në Spitalin e Gjilanit për kujdes të avancuar për pacientët

Lajme 03/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ku po rinovohet reparti i emergjencës. Ismaili ka deklaruar se ky spital ka pasur nevojë për investime

“Rinovimi i tërësishëm i Repartit të Emergjencës me infrastrukturë të re, pajisje moderne dhe inventarë të përshtatshëm medicinal, do ta rris cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore. Pas Emergjencës do të nis menjëherë rinovimi i Ambulancave Specialistike në të mirë pacientëve të këtij spitali”, ka deklaruar Ismaili, citohet në njoftimin e MSH-së, transmeton Gazeta Shneta.

Ismaili ka thënë se duke investuar në institucionet publike shëndetësore synohet që të rrihet cilësia dhe siguria e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Rinovimi i Repartit të Emergjencës në SP të Gjilanit përfshinë blerjen e aparaturave moderne, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, dyshemesë, nyjeve sanitare dhe punë të tjera. Po ashtu, do të blihet edhe inventari i ri medicinal për të gjithë repartin, me shtretër për pacientë, karroca, dollapë për barna, etj.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, tha se ky investim është shumë i mirëprirtur. “Ka kohë që në Spitalin e Gjilanit nuk ka pasur investime për përmirësimin e shërbimeve shëndeteësore. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrin Ismaili për angazhimin që qytetarëve të Gjilanit t’u ofrojnë kushte më të mira për shërbimet mjekësore”, tha Hajrullahu.

Emergjenca e këtij Spitalit të Përgjithshëm nuk do të jetë investimi i vetëm që do të bëhet gjatë këtij viti. Brenda pak ditësh do të nis puna edhe për rinovimin e tërsishëm të Ambulancava Specialistike për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në të mirë të pacientëve të këtij spitali, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPas lindjes së binjakeve, ish-deputetja sërish shtatzënë
Artikulli i rradhës Ish-volejbollisti shqiptar në Zvicër përkrah fëmijët me kancer në Kosovë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.