Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili është takuar sot me ekspertin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, John Ashton.
Me të ka biseduar për iniciativën rreth krijimit të një politike për ndryshimin e gjendjes së ajrit në komunën e Prishtinës, transmeton Gazeta Shneta.
“Pas disa viteve me radhë që Prishtina renditet në mesin e qyteteve më të ndotura, disa muaj më parë unë kam marrë një iniciativë për ta ftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të na ndihmojë në krijimin e një politike për Qytetet e Shëndetshme (Healthy Cities), si politikë afatgjate për ndryshimin e gjendjes në qytetin tonë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Ai ka thënë se kjo inciativë do të shtrihet edhe në komunën e Ferizajt dhe Obiliqit. /Gazeta Shneta/




