Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili-Konjufcës: Sot nuk paguan 10 mijë euro për stentim, atë e bën në QKUK

Lajme 14/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka pasur një polemikë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Pas kritikave të Konjufcës, Ismaili është përgjigjur duke thënë se askush tjetër nuk do të paguaj 10 mijë euro për stentim në Kardiologji, pasi që atë mund ta bëjë 24 orë në 7 ditë të javës në QKUK.

“Sot ti dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë 10 mijë euro operime në zemër, siç ka qenë deri më sot, atë e bën falas në QKUK. Kemi shtuar edhe shërbimin 24 orë në klinikën e Onkologjisë, ku kanceri trajtohet po ashtu 24 orë në shtatë ditë të javës”, ka thënë ai.

Më tej, Ismaili, ka sqaruar në Kuvendin e Kosovës edhe njëherë çështjen e rastit të vdekjeve në QKUK. Ai ka thënë se ka ngritur këtë rast në instancat më të larta.

“Unë kam reaguar me të gjithë kapacitetet e mia për këtë çështje edhe pse ka qenë vetëm tri ditë pasi kam marrë detyrën. I kam dorëzuar të gjitha raportet për t’iu dhënë material sa më të kompletuar gjitha institucioneve përkatëse për këtë çështje”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, ministri Ismaili ka thënë se një nga temat unifikuese në parlament duhet të jetë pikërisht shëndetësia, e jo ajo të përdoret vetëm kur duhet të goditet politikisht ndonjë ish ministër apo ndonjë ministër.

“Shëndetësia duhet të jetë temë unifikuese në këtë parlament, jo të përdoret për qëllime politike sipas nevojave. Sot qytetarët e Kosovës jetojnë 10 vjet më pak se qytetarët e tjerë në Evropë. Sot paguajmë më shumë se secili qytetarë në rajon për shërbime shëndetësore”, ka shpjeguar Ismaili. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është e rrezikshme të udhëtoni me autobus kur jeni shtatzënë
Artikulli i rradhës Vajza 14-vjeçe pastron xhamat e veturave për ta mbajtur familjen me bukë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.