Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili: Me pajisjet e reja po nisim edhe tansformimin e klinikës së syve

Lajme 09/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Oftamologjisë është përuruar kontingjenti i parë i pajisjeve në vlerë prej 350 mijë euro. Ky furnizim i kësaj klinike me aparaturën e nevojshme i rritë kapacitetet e saj për diagnostifikimin dhe operimin e sëmundjeve të syve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Oftamologjisë në QKUK. Gjatë kësaj vizite Ismaili ka përuruar pajisjet e reja dhe shumë të domosdoshme të cilat janë blerë së fundmi për këtë klinikë.

Ismaili tha se të gjithë qytetarët të cilët kanë pasur probleme me sy dhe deri sot janë trajtuar jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, tani këto shërbime do të nisin t[i marrin në QKUK.

“Sot është një tjetër ditë e mirë për shëndetësinë. Po nisim transforimimin edhe të një klinikë e cila për shumë vjet ka varfëruar xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit. Me pajisjet e reja, tani të gjitha shërbimet diagnostike dhe operative për sëmundjet e syve mund të merren në Klinikën e Oftamologjisë në QKUK”, ka thënë ministri Ismaili.

Drejtori i Klinikës së Oftamologjisë, Adem Miftari, ka thënë se kjo klinikë nuk është furnizuar asnjëherë më një numër kaq të madh pajisjesh që nga themelimi i saj më 1982.

“Me ardhjen e pajisjeve të reja nuk do të kemi më nevojë për ti dërguar pacientët jashtë klinikës tonë, sepse shumica e shërbimeve si diagnostike ashtu edhe terapeutike do të kryhen në Oftamologji. Kjo është një ditë e madhe për klinikën tonë dhe falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-në për këtë iniciativë”, ka thënë drejtori Miftari.

Në mungesë të pajisjeve adekuate, vetëm gjatë vitit 2018, Fondi i Sigurimti shëndetësorë ka paguar reth 1 milion euro për kërkesat e Klinikës së Oftamologjisë jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se të gjitha këto investime po bëhen në vazhdën e përmirësimit të kushteve nëpër Institucionet Publike Shëndetësore, që për qëllim kanë ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët.

Për Klinikën e Oftamologjisë janë blerë rreth 350 mijë euro pajisje, e cila për herë të parë është furnizuar me mikroskop operativ për operimin e segmentit të pasëm të syirt, Cross-Linking për trajtimin e patologjive të koernesë së syrit, Optical Coherence Tomography për diagnostifikimin e sëmundjeve të retinës e shumë pajisje të tjera.

Artikulli paraprakKompania e njohur ka rregulla perfekte për pushimin e lehonisë, lexoni super benefitet për prindërit
Artikulli i rradhës Një numër alarmant i grave keqtrajtohen gjatë lindjes

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.