Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili: Po më thonë se në shëndetësi krejt janë hajna, s’ja vlen me investu

Lajme 05/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ismaili ka mbajtur sot takim me rreth 50 infermierë/e që janë pranuar në konkursin e fundit në SHSKUK, i cili u përcoll me disa parregullsi dhe akuza për ryshfet e nepozitzëm. Ismaili ka deklaruar se askush nuk po don me investu në shëndetësi sepse po thonë që “krejt janë hajna”

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së ka organizuar gjatë ditës së sotme një takim me rreth 50 infermierë/e të pranuar në konkursin e fundit, me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Drejtori i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, tha se është punuar shumë së bashku me Ismailin që të shtohet numri i stafit të mesëm për shkak të mungesës. Ai iu uroi mirëseardhje dhe kërkoi nga ta që të punojnë me përgjegjësi, shkruan Gazeta Shneta.

Ismaili kërkoi nga infermierët që të jenë krenar që janë punësuar në një institucion me traditë shumë të vjetër.

“Ka momente dëshpërimi dhe zhgënjimi në sistemin shëndetësor, por ka edhe momente krenarie sikurse sot ju që keni arritur me dijen dhe shkathtësitë e juaja të hyni në tregun e punës, në një spital i cili ka traditë shumë të vjetër si qendra më e lartë e shërbimit mjekësor në Kosovë”, ka deklaruar Ismaili.

Por dija dhe shkathtësitë e infermierëve të pranuar në konkursin e fundit është kontestuar shumë, për shkak të disa parregullsive që kanë përcjellë konkursin.

Në këtë konkurs, zyrtarët e SHSKUK-së dhe anëtarët e komisioneve janë akuzuar për ryshfet dhe nepotizëm në pranimin e kandidatëve. Madje për këto akuza janë zhvilluar edhe hetime nga Policia e Kosovës, e cila deklaroi me vonë se nuk ka pasur fakte dhe janë mbyllur hetimet.

Megjithatë ministri vazhdoi fjalimin e tij duke inkurajuar personelin e ri për të ndihmuar në ndryshimet pozitive në shëndetësi.

“Ju jeni instrument i ndryshimit, jeni vija e parë me pacientët dhe ju kisha lut me i trajtu si pacientë dhe si klientë, e jo sikur po ju ngarkojnë me punë. Mos u bëni pjesë e përvojave të këqija, por bëhuni pjesë e përvojave të mira”, ka shtuar ministri.

“Ymrin nuk ja keni shkruar kërkujt, por kujdesin që ua bëni mund t’ua përmirësoni kualitetin e jetës”, ka shtuar ai.

“Keni obligim me kriju një shërbim me kualitet i cili na lejon me investu më shumë. Nuk po investojnë kur shërbimet janë të dobëta, po më thonë ‘le çka me investua atje, krejt hajna, nuk t’kqyr kërkush’. Ky është realiteti edhe në Ministri”, ka deklaruar Ismaili, duke iu referuar kërkesave të tij në Ministri të Financave për shtimin e personelit në QKUK.

Para se të nisin punën, infermierët do të mbajnë trajnime për klinikat në të cilat janë pranuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParacetamoli gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për astmë tek fëmijët
Artikulli i rradhës Shenjat më të hershme të shtatzënisë që gratë duhet t’i dijnë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.