Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili: Do të shtojmë investimet për ta forcuar shëndetësinë nëpër komuna

Lajme 26/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u ka dorëzuar sot kryetarëve dhe përfaqësuesit të 38 komunave të Kosovës, raportin kombëtar “Cilësia e Kujdesit”, i mbështetur nga AQH.

Studimi ka vlerësuar njerëzore, infrastrukturën, standardet e higjienës dhe sigurisë, pajisjet mjekësore esenciale ekzistuese, si dhe kënaqshmerinë e pacientit.

Gjatë kësaj tryeze, ministri Ismaili tha se nga fillimi i mandatit të tij, kujdesi primar ka qenë prioritet në fushën e shëndetësisë.

“Ky projekt ka rëndësi të veçantë, ngase përpos që u jep kryetarëve të komunave një pasqyrë fillestare të gjendjes në terren, i ofron mundësi edhe Ministrisë së Shëndetësisë që t’i orientojë fondet aty ku është nevoja më e madhe. Kështu, do të kishim mundësinë që bashkë të krijojmë një bashkëpunim substancial, konkret, me buxhet të planifikuar, në realizimin e projekteve që kemi”, tha ministri Ismaili, thuhet nw njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

Ministri Ismaili tha se në kuadër të planit të punës për vitin 2019 në kujdesin primar ka pasur disa aktivitete shumë të rëndësishme.

Ai përmendi hartimin e strategjisë për kujdesin primar shëndetësor, i cili do të fillojë pas këtij vlerësimi të AQH-së, fillimin e shpërndarjeve të pajisjeve bazike për kujdesin parësor shëndetësor në të gjitha komunat, fillimin e zbatimit të zonimit, duke krijuar listat e pacientëve për ekipet e mjekësisë familjare, hartimin e planit operativ për promovimin e mjekësisë familjare, i cili ka filluar të prezantohet në të gjitha komunat, etj.

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, duke uruar ministrin Ismaili për punën e madhe, foli për rëndësinë e këtij projekti dhe forcimin e kujdesit parësor shëndetësor.

“E uroj ministrin Ismaili për rezultatet konkrete në këto gjashtë muaj. Është diçka e mirë që të shihet kjo punë e realizuar dhe të ketë një përcjellje të aktiviteteve sipas plani. Kujdesi parësor shëndetësor ka potencial për tu zhvilluar, prandaj duhet të bashkojmë forcat që të punojmë në këtë drejtim. Jemi të lumtur që po ndihmojmë në Kosovë pasi që jemi duke bërë diçka speciale për momentin”, ka thënë ai.

Kurse, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se rritja e investimeve në kujdesin parësor shëndetësor do të ndihmoj që të krijohen shërbime më të mira me fokus pacinetin.

Ky takim ishte vazhdim i diskutimit mbi forcimin e kujdesit parësor shëndetësor (KPSh), të zhvilluar më 5 korrik 2018, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse testi NIFTY njihet si testi më i mirë joinvaziv prenatal në botë
Artikulli i rradhës Milot Llalloshi sërish baba, tregon emrin unik që ia ka bebes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.