Ministria e Shëndetësisë së Italisë, ka rekomanduar që njerëzit me një sistem imunitar të kompromentuar rëndë të marrin një vaksinë të katërt me bazë ARNm kundër COVID-19, me kusht që të kenë kaluar të paktën 120 ditë nga doza përforcuese e mëparshme.
Komisioneri i posaçëm i emëruar nga qeveria për gjendjen emergjente të COVID-19 do të caktojë datën e hyrjes në fuqi të rekomandimit bazuar në nevojat e fushatës së vaksinave.
Ministria shtoi se vendimi pasqyron qarkullimin ende të lartë të virusit dhe efektivitetin që kishin treguar vaksinat përforcuese në parandalimin e rasteve të rënda COVID, përcjell Gazeta Shneta.
Italia ka regjistruar 152,848 vdekje të lidhura me koronavirusin që nga shpërthimi në muajin shkurt 2020, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i teti më i lartë në botë. Vendi ka raportuar 12.4 milionë raste deri më sot. /Gazeta Shneta/