Sulmet ushtarake izraelite vranë të paktën 17 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës të enjten, thanë mjekët.
Ndërsa forcat shtuan bombardimet në zonat qendrore dhe shtynë tanket më thellë në veri dhe jug të enklavës, raporton Reuters.
Gjashtë persona u vranë në dy sulme të veçanta ajrore në një shtëpi dhe pranë spitalit të Kamal Adwan në Beit Lahiya në Rripin verior të Gazës, ndërsa katër të tjerë u vranë kur një sulm izraelit goditi një motoçikletë në Khan Younis në jug.



