Stina e verës është zakonisht e karakterizuar me temperatura të larta sidomos në bregdetin shqiptar.
Këto ditë parashihet që bregdeti të jetë me kthjellime dhe njëkohësisht me vranësira kalimtare, e të cilat do të jenë më të dukshme gjatë pasdites së ditës së diel.
Derisa në zonat malore të Shqipërisë parashihet të ketë vranësira më të dendura që do të sjellin edhe riga të shiut gjatë dy ditëve të fundjavës, siç njofton MeteoAlb.
Sipas Meteoalb, fundjava do të jetë shumë më e freskët si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Europa Veriore duke bërë që temperaturat të ulen në 32C, vlera këto tipike të muajit korrik.
Në të njëjtat temperaturaShqipëria do të vazhdojë edhe në pjesën e parë të javës që vjen por sërish pas të enjtes pritet rritje e ndjeshme e temperaturave duke kulmuar fundjavën tjetër në vlera maksimale mbi 34°C.
Derisa në pasditet e javës së dytë të korrikut do të ketë edhe rrebeshe të shiut por që do të jenë të shkurtëra.