Bebet 3-4 muajshe kur refuzojnë të flejnë, shumicën e prindërve i shqetëson ky fakt dhe fillojnë të nervozohen, por mos u bëni njëri nga këta.
Zakonisht ndiheni me fat kur fëmija juaj fle gjumë i qetë, dhe mendoni që i gjithë rrugëtimi juaj si prind ka marrë fund, por cfarë ndodh atëherë kur fëmija juaj refuzon të flejë, transmeton Gazeta Shneta.
Bebja juaj do të sillet në shtrat duke mos e marrë gjumi, mbase mund të jetë i uritur. Por jo vetëm jo mund të jetë aryseja pasi që fëmija juaj mund edhe të ketë të ftohtë, apo fillojnë t’i dalin dhëmbët e parë.
Prandaj mos u shqetësoni, pasi që fëmija juaj mund të ketë dëshirë të luajë apo të ketë frikë.
Mirëpo zakonisht kur bebja juaj të jetë 3-4 muajshe ndërron gjumin, por nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi që foshnja juaj fillon të ketë dëshirë më shumë të shijojë jetën se sa të flejë gjumë.
Prandaj, mirëkuptimi me fëmijët tuaj që të kenë orarin e tyre për të fjetur dhe më shumë kohë për të luajtur mund të ndikojë tek gjumi i bebes suaj./Gazeta Shneta/