Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë shkruan Bekim Haxhiu për infermierët

Lajme 03/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Kuvendit të Kosovës i është gëzuar Ligjit për Paga të miratuar dje nga ai dhe kolegët e tij. Por, i ka mbetur peng vlerësimi jo i duhur për infermierët, mamitë dhe profesonistët e tjerë mjekësorë jomjek.

Në një postim në rrjete sociale, Haxhiu shkroi se ai dhe dy kolegë të tij propozuan koeficientë më të lartë për kategoritë e sipërpërmendura, por nuk gjetën përkrahje, shkruan Gazeta Shneta.

“Ligji i Pagave pasqyron progres në sektorin e shëndetësisë, por nuk ka vlerësuar në nivelin e kërkuar edhe infermieret, mamitë dhe profesionistët tjerë mjekësorë.

Propozim amendamentet e mija dhe të kolegëve Xhevahire Izmaku dhe Fatmir Xhelili në Projektligjin e Pagave nuk mori votat e mjaftueshme.

Ne kemi propozuar amendamente 17 faqëshe, pra një KAPITULL të veçantë për sektorin e shëndetesisë.
Me amendamentet tona kemi vlerësuar përgatitjen profesionale, shkollimin, përgatitjen shkencore, akademike dhe përvojën e punës, për të gjithë profesionistët shëndetësorë: mjekët, stomatologët, farmacistët, psikologët klinik, fizioterapeutët, logopedët, ergoterapeutët, biokimstët, radiologët, infermirët, mamitë dhe teknikët tjerë mjekësor.

Prandaj, mendoj se vlerësimi dhe kategorizimi i të gjithë profesionistëve shëndetësorë duhet të rregullohet me ligj të veçantë, me “Ligjin Për Vlerësimin dhe Kategorizimin e Profesionistëve Shëndetësorë në Sektorin Publik” të cilin do ta bënim së bashku me të gjitha Odat e Profesionistëve Shëndetësorë.

Për këtë qëllim mendoj se amendamentit të propozuar nga unë, Xhevahire Izmaku dhe Fatmir Xhelili i cili u vlerësua pozitivisht nga të gjithë, por që nuk mori votat e nevojshme në Kuvend, do të jetë një pikënisje e mirë për ligj të veçantë”, shkroi Haxhiu.

Ai madje ka publikuar listën me emrat e deputetëve që nuk e mbështetën propozimin e tyre.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/profile.php?id=100000645229820

Artikulli paraprakHoroskopi, 3 shkurt 2019
Artikulli i rradhës E madhe kjo: Ja kur do t’i merrni pagat me rritje

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.