Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja detajet e aksidentit të sotëm me tre të vdekur

Lajme 25/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim për media pas aksidentit të komunikacioni që la të vdekur tre persona në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Sipas policisë, ngasësi i mjetit transportues Rr. Q kaloi shiritin e kundërt dhe e goditi automjetin me tre viktimat.

“Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës  13:21 në  fshatin Rakaj, kanë humbur jetën tre persona. Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të fshatit Rakaj, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transportues me targa lokale,  Rr.Q. ( m/sh/k  50 vjeç), i cili ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Kaçanik,për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet automjetin e udhëtarëve i cili ishte në përballëkalim , me ç’rast  ngasësi E.I.(m/sh/k/ 40 vjeç) dhe dy pasagjerët J.I.(m/sh/k 66 vjeç) dhe N.I. (f/sh/k 66 vjeç) pësojnë lëndime vdekjeprurëse, të cilat janë konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, lëndime serioze pëson  edhe ngasësi i automjetit transportues i cili dërgohet në QKUK Pishtinë për tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili ishte në vendin e ngjarjes, trupat e pajetë të viktimave dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak20 mrekullitë shëndetësore të Shafranit
Artikulli i rradhës Sot hapet ekspozita “Ushqimi dhe korrupsioni”

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.